Kuvendi shkarkon Fullanin si Guvernator e anëtar të Këshillit

70

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise votoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke e shkarkuar gjithashtu edhe nga posti i anetarit dhe kreut te Keshillit Mbikeqyres te institucionit me te larte financiar ne vend.

12 ditë pasi Bordi i Bankes qendrore vendosi t’i propozoje Kuvendit shkarkimin e Fullanit, me 72 vota pro dhe 6 kunder, parlamenti zyrtarizoi kërkesën e Keshillit Mikeqyres.

Po ashtu, Kuvendi i Shqiperise votoi edhe per shkarkimin e Inspektores se Pergjitshme te Bankes se Shqiperise, Elivar Golemi me 76 pro, 1 kunder dhe 1 abstenim.  Ishin deputet e mazhorances qe i propozuan Komisionit parlamentar te Ekonomise shkarkimin e saj nga detyra, dhe sot ky propozim u votua ne Parlament.

Votimi
Votimi për shkarkimin Guvernator të Bankës së Shqipërisë dhe kryeinspektores Elivar Golemi u bë i hapur. Për emrat e Këshillit Mbikëqyrës, Rama ka lajmëruar se do të ftohen të gjithë shqiptarët që punojnë në institucionet financiare botërore si, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Ndërsa për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë nuk ka një procedurë fikse pasi të drejtën për propozimin e tij e ka Presidenti i Republikës.


Opozita
Opozita nga ana e saj nuk ishte e pranishme në sallë ne Kuvendit. Nga selia blu bëhet me dije se bojkoti opozitar do të vijojë dhe se deputetët nuk do të futen në sallë ne Kuvendit për të dhënë mendimet e tyre. Ajo që pritet është që demokratët të japin qëndrimi ne tyre nga selia blu ku sipas të gjitha gjasave, shkarkimi i Fullanit do të cilësohet si i paligjshëm. Kjo pasi këtë qëndrim ka mbajtur Lulzim Basha dhe Sali Berisha të cilët kanë cilësuar të paligjshëm edhe arrestimin e Fullanit.

Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike do të jenë edhe tri deputetët e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Ylli Shehu. Dy partitë e tjera opozita kanë dhënë sinjalin që do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendi. Nard Ndoka nga ana e tij mori pjesë edhe në seancën e javës që shkoi ndërsa PDIU u rifut ditën e martë në Kuvend ku deputeti i tyre, Tahir Muhedini ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke paralajmëruar në këtë mënyrë që çamët mund të jenë në seancën e sotme plenare.

Urdhri i Ramës për pjesëmarrje në seancë dhe komisione
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar nga deputetët e tij të jenë të pranishëm të gjithë në seancën e sotme plenare dhe në komisionet parlamentare. Krahas vendimit për shkarkimin e Guvernatorit Fullani dhe Inspektores Golemi në seancën e sotme pritet të votohen disa ligje dhe marrëveshje të tjera. Në rendin e ditës për ditën e sotme është përfshirë projektligji “Për të drejtën e informimit”, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, “Për prokurimin publik” të ndryshuar. Me interes pritet pjesmarrja e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe vendimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi për pjesëmarrje apo jo në seancën e sotme.