OSBE: ‘Lazarati’ dhe ‘Territorialja’ i dhanë statusin kandidat vendit!

510
Sigal

VIENE – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning paraqiti sot raportin për Shqipërinë, përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-SË në Vienë. Në raport theksohet se nismat e ndërmarra nga ana e qeverisë në këtë vit të parë qeverisë, veçanërisht aksionin antikanabis në Lazarat si dhe ndarja e re administrativo-territoriale i dhanë Shqipërisë, statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, në qershor të 2014. Në raportin e paraqitur nga ana e Rauning, vlerësohet qëndrueshmëria e qeverisë në drejtim të reformës territoriale, ndërsa nënvizohet fakti se qeveria dhe opozita nuk punuan bashkë për këtë reformë, duke shtuar faktin se opozita s’ka marrë pjesë në disa reforma të rëndësishme 

Raporti i plotë:

htttp://www.gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/09/PCreport2014ALB.doc

http://www.gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/09/PCreport2014ENG.pdf