Pas gjobitjes me 1500 lekë nga KQZ, reagon Shehaj : Ky është legalizimi i blerjes së votës

249
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fajtor sot për përdorimin e administratës publike në fushatë kreun e Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu, pasi u akuzua se së bashku me deputetin e PS-së, Bujar Çela kanë shpërndarë leje legalizimi ditët e fundit të vitit 2020.

Bëhet fjalë për një gjobë në vlerën e 1500 lekëve.

Ky vendim vjen pas vendimmarrjes së KQZ-së me qëllim frenimin e Qeverisë dhe Administratës Publike për mos t’u përdorur gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Por për nënkryetaren e LSI-së për Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj ky vendim është thjeshtë legalizim i blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Bravo KQZ-ja, kështu siç e keni nisur thjesht do na nderoni. Ai shkon dhe blen vota me legalizime dhe gjobitet me 1500 lekë. Përfundimi thjesht po legalizojnë blerjen e votës. Pra sot rilindjes i bëtë dy ndere: E para legalizoni vjedhjen; dhe e dyta i ulët çmimin votës, se gjynah të shkretët. Kësaj i thonë qesh se nuk qaj dot”, shprehet Shehaj.