Ulje e ndjeshme e temperaturave, sinoptikanët : Reshjet do të rikthehen gjatë mbrëmjes

243
Sigal

Reshjet e shiut dhe të dëborës nuk do të mungojnë deri në orët e para të mëngjesit të së premtës.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, ato të rikthehen në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300m.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se nesër dita nis me mot të vranët në mëngjes dhe do të fillojë të kthjellohet në zonat bregdetare dhe ato të ulta. Në mbrëmje pritet sërish rikthimi i vransirave, ndërsa në zonat malore nuk do të mungoje prezenca e tyre gjatë gjithë ditës.

Të pranishme do të jenë ngricat e forta në akset rrugore, kurse temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme në krahasim me ato që kemi hasur deri më tani.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6°C deri në 1°C
zonat e ulta -1°C deri në 8°C
zonat bregdetare 1°C deri në 10°C