Vlora në kulmin e sezonit turistik pa ujë, dërhyrjet dhe shpërdorimi pa kriter

545
Qyteti bregdetar i Vlorës po vuan mungesën e ujit të pijshëm në kulmin e sezonit turistik. Disa zona në qytet nuk furnizohen me ujë, kjo për shkak të shpërdorimit të tij dhe ndërhyrjeve në rrjetet rrugore, pasi dëmtohen tubacionet e Ujësjellësit. Në kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Vlorës përballet me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Në disa zona uji nuk mbërrin në banesa, kjo për shkak edhe të shpërdorimit të ujit. Për Drejtoren e Ujësjellesit të Vlorës, Varvara Gjika, sasia e ujit që vjen në qytet është e mjaftueshme për furnizimin e plotë, por problemet vinë nga shpërdorimi i tij si edhe mungesa e likuiditetit të pagesave në arkat e Ujësjellësit.
Varvara Gjika: Probleme kemi në zonat fundore të qytetit. Kemi zonën e pusit të Mezinit dhe jo i gjithë pusi i Mezinit por një pjesë e lagjes që është në pjesën më të lartë të saj si dhe probleme nga janë shkaktuar dhe në lagjen “Kushtrimi” në momentin e spostimit të tubacioneve që u bënë në këtë zonë për shkak të ndërtimit të autostradës. Jo të gjithë abonentët e Ujësjellësit bëjnë pagesë të rregullt të faturës së ujit.Ndërmarrja e Ujësjellësit nuk arrin dot të sigurojë të ardhurat e nevojshme që të mund të arrijë të bëjë dhe një investim për të zgjidhur këto zona problematike që ne i kemi. Sipas Gjikës edhe ndërhyrjet për sistemimin e kanalizimeve në rrjetet rrugore kanë sjellë dëmtime në rrjetin e shpërndarjes së ujit. E deri sa të përfundojë ky proçes, qytetarët i drejtohen burimit të vetëm natyror në qytet, atij të Ujit të Ftohtë.
Sigal