Lotaria amerikane/ Ja përgjigjet e pyetje që keni për aplikimin

536
Në datën 1 tetor 2015 u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2017. Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2017 mund të kryhen në mënyrë elektronike në:www.dvlottery.state.gov, midis mesditës, Orës Ditore Lindore (EDT) (GMT- 4), e enjte, 1 tetor 2015, dhe mesditës, Orës Standarde Lindore (EST) (GMT- 5), e martë, 3 nëntor 2015.
Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesë të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.
“GSH” publikon sot pjesë nga udhëzimi i ambasadës së SHBA-ve, ku u jepet përgjigje pyetjeve më të shpeshta të qytetarëve që aplikojnë për lotarinë.
1. Çfarë do të thonë fjalët “vendas” dhe “ngarkimi”?
Vendas në përgjithësi do të thotë dikush i lindur në një vend të caktuar, pavarësisht se në cilin shtet jeton aktualisht personi dhe pavarësisht shtetësisë. Vendas gjithashtu do të thotë dikush i cili gëzon të drejtën t’i ngarkohet një shteti të ndryshëm nga shteti ku ka lindur, sipas dispozitave të Nenit 202të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Për shkak se ekziston një kufizim numerik ndaj emigrantëve që vijnë nga një shtet apo nga një rajon gjeografik, çdo individ i ngarkohet një shteti. Ngarkimi juaj i referohet shtetit ndaj kufizimit të të cilit ju llogariteni. Shteti juaj i ngarkimit do të jetë në përgjithësi i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Gjithsesi, ju mund të zgjidhni si vend të ngarkimit, shtetin e lindjes së bashkëshortit apo bashkëshortes suaj, ose shtetin e lindjes së njërit nga prindërit tuaj nëse ju keni lindur në një shtet të ndryshëm nga ai i prindërve dhe në të cilin prindërit tuaj nuk ishin rezidentë në kohën kur ju keni lindur. Këto janë tre mundësitë e vetme për të zgjedhur shtetin tuaj të ngarkimit. Deklarimi i pasaktë i shtetit të ngarkimit (p.sh. një shtet ndaj të cilit ju nuk mund të siguroni një pretendim të vlefshëm) mund të skualifikojë regjistrimin tuaj.
2. A mund të aplikoj edhe nëse nuk kam lindur në një nga shtetet kualifikuese?
Ka dy rrethana në të cilat prapëseprapë ju mund të keni të drejtë për të aplikuar.
E para, nëse bashkëshortja derivative ka lindur në një shtet të kualifikueshëm për lotarinë, ju mund të deklaroni ngarkimin ndaj atij shteti. Duke qenë se pranueshmëria juaj për aplikim bazohet te bashkëshortja juaj, juve do ju lëshohet viza emigruese DV¬1 vetëm nëse bashkëshortja juaj do të jetë gjithashtu e pranueshme për dhe t’i lëshohet viza DV¬2. Të dy ju duhet të hyni në SHBA së bashku duke përdorur vizën tuaj të DV¬së. Në mënyrë të ngjashme, fëmija juaj i mitur mund “t’i ngarkohet” shtetit të lindjes së prindit.
Së dyti, juve mund t’ju “ngarkohet” vendi i lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve nuk ka lindur në vendin që nuk kualifikohet, ose nuk ka qenë banor i vendit që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht, ose të vendosur përkohësisht në atë vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur. Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion të tillë në Formularin elektronik të DV¬së në internet, në #6. Shënimi i një vendi që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh., një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të përjashtojë aplikimin tuaj.
3. Përse vendasit e disa shteteve nuk kualifikohen për Programin e DV-së?
Programi i Lotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t’u ofrojë një mundësi emigrimi personave që nuk janë nga vende me “pranim të lartë emigrantësh”. Ligji përcakton “shtetet pranim të lartë emigrantësh” ato shtete nga të cilat një total prej 50.000 personash në kategoritë e vizave me Bazë Të Sponsorizuar nga Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara. Çdo vit, Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për lotarinë e atij viti. Meqenëse bëhet një përcaktim i veçantë para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E¬DV¬në (lotarinë elektronike), lista e vendeve ku vendasit e tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.
4. Sa viza të DV¬2017 do u kalojnë vendasve të secilit rajon dhe shteteve të kualifikueshme?
Shërbimi i Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) përcaktojnë limitet rajonale për DV¬të për çdo vit sipas një formule të përcaktuar në Seksionin 203 të INA¬s. Numri i vizave që do t’u lëshohen vendasve të secilit shtet do të varen nga caqet rajonale të përcaktuara, nga sa të regjistruar vijnë nga secili shtet, dhe se sa të regjistruar kanë pasur të drejtën për vizë. Jo më shumë se shtatë për qind e totalit të vizave në dispozicion mund t’i kalojnë vendasve të një shteti.
5. Cilat janë kërkesat për arsim ose eksperiencë pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
6. Cilat profesione kualifikohen për programin e DV-së?
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së.
Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
7. Si mund të gjej punët që të kualifikojnë për DV te baza e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
Pasi të keni hyrë në O*Net OnLine, ndiqni këta hapa për të gjetur se cilat profesione kualifikohen:
1. Nën “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtë;
2. Kërko sipas “Famijes së Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”;
3. Zgjidhni lidhjen për profesionin tuaj specifik.
4. Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” për të gjetur numrin e përcaktuar të Zonës së Profesionit dhe gamën e vlerësimit të Përgatitjes Specifike Profesionale (SVP). Për shembull, zgjidhni Inxhinierët e Hapësirës. Në fund të Raportit Përmbledhës për Inxhinierët e Hapësirës, nën seksionin e Zonës së Profesionit, ju do të gjeni Zonën e përcaktuar të Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke përdorur këtë shembull, Inxhinierët e Hapësirës është një profesion i kualifikueshëm. Për më tepër informacion, shikoni faqen e internetit të Vizave të Shumëllojshmërisë – Lista e Profesioneve.
8. A ka një moshë minimale për të aplikuar për programin e DV-së?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç. PLOTËSIMI I FORMULARIT TUAJ ELEKTRONIK PËR PROGRAMIN E DV-së
9. Kur mund ta dorëzoj aplikimin tim?
Periudha e regjistrimit për aplikimin elektronik për DV-2017 do të fillojë nga ora 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), e enjte, 1 tetor 2015, dhe do përfundojnë në orën 12:00 mesditë, Ora Standarde Lindore (GMT-5) e martë, 3 nëntor 2015. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit në këto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë që të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EST), e martë, 3 nëntor 2015.
10. Unë jam në SHBA. A mundem unë të aplikoj për programin e DV-së?
Po, një aplikant mund të jetë në Shtetet e Bashkaura ose në një shtet tjetër dhe aplikimi mund të kryhet nga kudo ndodheni.
11. Më duhet të aplikoj vetëm njëherë gjatë periudhës së regjistrimit?
Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Individët që kanë dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen.
12. A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?
Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës (derivativ).
13. Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?
Bashkëshortët: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të përfshini bashkëshortin/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate).
Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish¬bashkëshortin/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cenoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshorti/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ishbashkëshortin/en tuaj në aplikim. Fëmijët: Ju duhet të përfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj biologjikë, fëmijët e bashkëshortit/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshortit/es suaj, apo fëmijët që ju keni birësuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV.
Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë, sidoqoftë ju nuk do të cenoheni nëse i përfshini ata.
Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit janë të papërshtatshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe nuk duhet të përfshihen në formularin tuaj.
Nëse përfshini pjesëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e domosdoshme për ta që të aplikojnë për vizë apo të udhëtojnë me ju. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini më vonë në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, dhe që nuk e keni përfshirë në aplikimin elektronik fillestar, rasti juaj do të skualifikohet në ditë e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të përftuar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar.
Bashkëshorti/ja juaj, nëse i përmbush kushtet për aplikim, mund të dorëzojë gjithashtu një formular më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dy aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj. (shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #12 më sipër).
14. Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua?
Ju inkurajojmë fuqimisht të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të skualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) në www.dvlottery.¬state.gov. Të regjistruarit duhet të kenë akses tek adresa e postë elektronike që vendosën tek aplikimi elektronik për E-DV.
15. Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV¬së?
Po.
16. Kur do të jetë në dispozicion E¬DV¬ja elektronikisht?
Ju mund të regjistroheni online gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) e enjte, 1 tetor 2015; dhe që përfundon në 12:00 (mesditë), Ora Standarde Lindore (EDT) (GMT-5) e martë, 3 nëntor 2015.
17. A do të mundem ta shkarkoj dhe ruaj formularin elektronik E-DV si dokument dhe ta plotësoj më pas?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që ta ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për lotari E¬DV është formular vetëm për internet. Ju duhet të plotësoni informacionin dhe ta dorëzoni ndërkohë që jeni online.
18. A mundem ta ruaj formularin në internet dhe ta përfundoj atë më vonë?
Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (lotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Ju do të keni gjashtëdhjetë (60) minuta kohë, që fillon me shkarkimin dhe plotësimin e formularit, deri në përfundimin dhe regjistrimin në adresën e internetit të E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe ju nuk e keni përfunduar dhe regjistruar formularin tuaj në mënyrë elektronike, informacioni i dhënë deri në atë moment do të fshihet. Sistemi fshin të gjitha regjistrimet e pjesshme, që më vonë të mos përcaktohet aksidentalisht si dublikatë apo formular. Lexoni deri në fund udhëzimet përpara se të filloni plotësimin e formularit, që të dini saktësisht çfarë informacioni do t’ju nevojitet.
Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E¬DV:
1. Emrin–mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/A.
2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
3. Gjininë – mashkull ose femër.
4. Qytetin e lindjes.
5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.
7. Fotografitë e të regjistruarve – Fotografi personale tuajën të kohëve të fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose rezidentë të përhershëm ligjorë, por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie. Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për më shumë informacion.
8. Adresa postare – Në emër të… Adresa Rreshti1 Adresa Rreshti 2 Qyteti Rrethi Kodi Postar Shteti
9. Shteti ku jetoni aktualisht.
10. Numri i telefonit (jo i detyruar).
11. Adresë emaili – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses të drejtpërdrejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarit, ju do të merrni emaile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit, duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgojë një email, duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV¬së. Shikoni, Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.
12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) Disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, Master, (9) Disa kurse të doktoraturës, dhe (10) Doktoraturë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me kërkesat arsimore.
13. Statusi aktual martesor – I Pamartuar, i martuar, i divorcuar, i ve, ose i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj në regjistrimin për lotarinë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV, edhe pse ju nuk do të penalizoheni në qoftë se ju i përfshini në formularin tuaj të aplikimit. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes.
14. Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.
Sigurohuni që të përfshini:
• të gjithë fëmijët biologjikë;
• të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe,
• të gjithë fëmijët nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.
Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi për shkak të moshës”.
Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës. Një fëmijë, i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj. Mospërfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion, në lidhje me anëtarët e familjes. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me Përfundimin e Aplikimit tuaj Elektronik për Programin DV¬2017./ – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/lotaria-amerikane-ja-pergjigjet-e-pyetje-qe-keni-per-aplikimin-320658.html#sthash.h98WKvvd.dpuf
Sigal