Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në qendër dhe jug, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara në relievet malore.
Në majat e maleve reshje bore të dobëta, në formën e flokëve të borës.





















