Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të dobëta në orët e mesditës dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën veriore dhe qendrore në orët e pasdites dhe gjatë natës.
Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim dhe shpejtësi 1-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet 1-2 ballë me lartësi vale 0.4 deri 1.2 metër.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 15/25 Diell re shi
Kukës 16/23 Diell re shi
Lezhë 17/27 Diell re shi
Dibër 15/22 Diell re shi
Durrës 18/27 Diell re shi
Tiranë 18/25 Diell re shi
Elbasan 16/24 Diell re shi
Berat 17/25 Diell re shi
Vlorë 21/29 Diell re shi
Korçë 13/23 Diell re shi
Gjirokastër 14/23 Diell re shi
Sarandë 14/27 Diell re shi.






















