Kuvend/ Ristani: Trafikantët marrëveshje me policinë, kanabisi po rritet për 45 ditë

460
Pas debateve për ligjin e Turizmit, i cili me konsensus u shty të diskutohet në një seancë të posaçme, ditën e hënë, Kuvendi nisi diskutimin e marrëveshjes me SHBA, për lëndët narkotike.
Trafikimi i drogës në vendin tonë është në nivele alarmante tha deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa shtoi se vendi ynë përdoret si koridor. Prandaj sipas tij, partneri ynë SHBA ka dashur të në ndihmojë në luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike.
Ristani foli për një variant të ri kanabisi, i cili sipas tij rritet për 45 ditë dhe për kultivimin e tij ka marrëveshje me policinë nga trafikantët që të mos pengohen. “Kokat e këtij trafiku dhe pjesë integrale e këtij trafiku janë një pjesë e policisë”,- tha Ristani.
Sigal