Kur lotët nuk shterrojnë!

654
Sigal

Nga: Nora Malaj

Teksa sheh pamjet makabre të masakrës së Rejçakut, pas 21-vjetëve, lotët rrjedhin rrëke dhe dhimbja dhe trishtimi të pushton! 45 fëmijë, gra e burra , në mënyrë çnjerëzore ju pritet jeta në mes nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij! Masakra e Reçakut është një prej masakrave më mizore pas luftës së dytë botërore! Gjithkush që ballafaqohet me këto pamje, ndjen sesa e madhe është barra e atyre që e shkaktuan këtë masakër,përballë popullatës shqiptare të pafajshme, që jeton sot në Kosovë! Ende nënat, baballarët, familjarët e viktimave dhe e gjithë popullata në Kosovë e më gjerë e ndjenë barrën e kësaj masakre sot, në koshencën dhe subkoshiencën e tyre, përballë këtyre pamjeve makabre dhe tmerrin e këtij genocidi, që shihet nga pamjet e fotot e viktimave të pafajshme.

Ishte OSBE, William Walker, që ndërgjegjësoi mbarë botën për masakrat që serbët po kryenin në Kosovë. Gjithkush që sot e vlereson veten si patriotë e luftëtarë i të drejtave të njeriut, në këtë ditë të përkujtimit të kësaj masakre, iu bënë thirrje për reflektim e për të pranuar fajësinë, atyre që e shkaktuan këtë masakër, të gjejnë forca dhe të kërkojnë ndjesë për ketë krim e genocit njerëzor ! Ende sot lotet nuk janë shterruar nga masakra dhe genocidi i shkaktuan në Reçak!

Nëse gjithkush nga ne sot do të ishte në vendit e atyre nenave që iu masakruan fëmijtë, grave që iu masakruan burrat, burrave qëiu masakruan gratë dhe prindërit në kete masakër, sot më shumë se kur do të bëheshin bashke për të detyruar fajtorët të pranojnë fajin e tyre! Dhimbja për humbjen e jetëve të njerëzve të pafashëm , bëhet ulëritëse , kur mohimi i krimit dhe kësaj masakre të kryer apo tendenca për ta relativizuar bëhet vrastare edhe njëherë për ata shpirtra të masakruar padrejtësisht, familjarët e tyre dhe çdo indicvid që lufton për të drejta e njeriut. Lotët nuk do të shterrojnë, derisa e vërteta e mohuar të pranohet nga ata që e kanë kryer kete masakër dhe genocid të njerëzimit ! Sot ishte një ditë për të reflekuar për këdo dhe kushdo që lufton për kauzën e njerëzimit! Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë! Derisa të vendoset e drejta lotët për këtë masakër nuk do të shterrojnë.