‘Kthjellohet’ Edi Rama: Një palë nuk mund ti bëjë gjërat vetëm …

502
Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama ka folur sot me “tone paqeje” duke përcjellë mesazhin për bashkëpunim të të gjitha palëve në ndërtimin e shtetit.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar për inaugurimin e ambienteve të rikonstruktuara të shkollës “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet, Rama tha se mirëqenia nuk vjen nga qielli, as nga njëra palë por nga puna e përbashkët.

Kryeministri theksoi se Shqipëria tjetër ka nevojë për këto punë dhe që do vazhdojmë të bëjmë përditë, përditë për të bërë shtet, për të pasur një Shqipëri në punë. “Mirëqenia nuk vjen nga qielli, as nga njëra palë, nga puna e përbashkët e të gjitha palëve. T’u japim shqiptarëve shtetin që duan dhe të ndërtojmë me shqiptarët Shqipërinë që duam”, – u shpreh Edi Rama.

Duke folur në shumës, Rama tha se duhet t’u japim shqiptarëve shtetin që duan. Megjithatë ai nuk ka lënë pa kritikë edhe mediat.

“Më vjen shumë mirë që për shkak të reformave, për shkak të këmbënguljes dhe të përkushtimit, për shkak të faktit se përtej asaj që është politika dhe që zhvillohet në një katund politik e mediatik me 800 banorë se aq janë gjithsej, 800 banorë që bëjnë zhurmën, llafet e këtij vendi nëpër televizorë, nëpër kanale, portale, nëpër çadra, në kafenetë e bulevardit, Shqipëria tjetër është krejtësisht tjetër dhe Shqipëria tjetër nuk nuk ka nevojë për këto”, tha kreu i ekzekutivit.
Sigal