Paketë ndihmëse për urbanët/ Kryebashkiaku Veliaj miraton rimbursimin e TVSH dhe karburantit për operatorët e trasportit, kusht cilësia e shërbimit

174
Sigal

Bashkia Tiranë akordon 1 milion euro për transportin publik, ja kushti i vetëm për urbanët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar të hënën një takim me përfaqësues të transporti publik.Veliaj i shpreh se do të ndërmerren disa veprime për të zgjidhur këtë ngërç, ndërsa shtoi se do të rishihet mundësia e rimbursimit të akcizës, TVSH-së dhe gjithashtu edhe fondi prej 1 milion eurosh për të bërë të mundur subvencionimin e operatorëve.Por kryebashkiaku vuri kushtin që urbanët duke filluar që tani e tutje të përdorin GPS, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i kilometrave të kryera dhe gjithashtu të futen barkode të caktuara në mënyrë që mos të shiten më abone të falsifikuara.Takimi i Veliajt me përfaqësues të Transportit publik, erdhi pas kaosit që është shkaktuar në kryeqytet pas vendimit të operatorëve për të përgjysmuar flotën e urbanëve pasi ishin në një gjendje të vështirë ekonomike. Veliaj tha se do të merreshin disa veprime për të zgjidhur këtë ngërç me qëllim që qytetarët të mos ndikoheshin kaq shumë nga vendimet e marra nga përfaqësuesit e transportit publik. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë, ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”, paralajmëroi Veliaj.