Tusk në Londër për “brexit”, takim me kryeministren May

505
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Londër, ku do të bisedojë për çështjen ‘Brexit’ me kryeminiatren e Britanisë, Theresa May.

Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga zyra e zyrtarit të lartë të Brukselit, ndërkohë që takimi vlerësohet si mjaft i rëndësishëm për shkak se vjen në një kohë kur palët kanë hapur zyrtarisht negociatat e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Në diskutimet mes tyre, Tusk dhe May pritet të shpalosin përpara njërit tjetrit pikëpamjet respektive për këtë proçes.

Britania dhe Bashkimi Europian do të duhet që të arrijnë një marrëveshje e cila do të përcaktojë edhe marëdhëniet që do të ruajnë palët pas përfundimit të proçesit të ndarjes përfundimtare.

Negociatat për të ashtëquajturën çështjen ‘brexit’ janë konsideruar si mjaft delikate dhe pritet të zgjasin deri në dy vite.

Takimi mes May dhe Tusk do të fillojë pas mesditës, ndërkohë që nuk dihet ende nëse liderët do të mbajnë një konferencë për mediat për të zbardhur detaje nga biseda e tyre.
Sigal