Sigal

Qytetarët rumunë vazhdojnë të protestojnë fuqishëm kundër qeverisë, duke kërkuar që të dorëhiqet, për shkak të korrupsionit të lartë. Shumë emigrantë rumunë kanë ardhur në Bukuresht, për t’u bashkuar me protestuesit. Ndërsa në Shqipëri, qytetarët protestojnë vetëm në rrjetet sociale dhe nëpër kafene, ose shumë –shumë në portalin e qeverisë, ndaj korrupsionit të lartë të qeverisë.  Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me protestat antiqeveritare që po mbahen ditët e fundit në Rumani. “Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!” shkruan Berisha ndërsa fton të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë. Postimi i Plotë:

Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Të dashur miq, Prej disa ditësh qytetarët rumunë janë ngritur në një revolucion të fuqishëm popullor në Bukuresht dhe mbarë Rumaninë, për përmbysjen e regjimit kleptokratik të Majtë. Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim më të madh për qytetarët rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi dhe ne, në një revolucion mbarë popullorë, për të përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik në Shqipëri. Le të shndërrojmë në shtatorin që vjen, në shtatorin më të madhe të historisë tonë. Fitore!