Kryetarja e KQZ-së, Luzi: Transparenca mbron të drejtat e votuesit, publiku ka gjithmonë të drejtë të jetë i informuar

568
Sigal

“Financimi i partitë politike dhe
fushatave zgjedhore”


Luzi: Transparenca parandalon
korrupsionin.


Sot, kryetarja e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi mori pjesë në seminarin me temë, “Financimi i
partitë politike dhe fushatave zgjedhore”, i organizuar nga Këshilli i Evropës
dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Kryetarja Luzi prezantoi propozimet e KQZ-së për ndryshim në
ligjin për partitë politike dhe në Kodin Zgjedhor, ku theksoi rëndësinë e
transparencës së financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si
mjet me të cilin parandalohet korrupsioni.

Kryetarja e KQZ-së tha: “Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar në mënyrë
të tillë që të garantojë transparencën dhe të drejtën e informimit mbi
financimin e partive politike. Ligji duhet jo vetëm të parashikojë dhënien e
informacioneve të një natyre të përgjithshme, por edhe të japë zgjidhje
efektive dhe të përcaktojë sanksione në raste shkeljesh”.
 

Duke folur për punën që KQZ ka bërë në evidentimin e
problematikave por edhe mekanizmat për sigurimin e transparencës së financimit
të partive dhe fushatave zgjedhore,
  zj. Luzi theksoi se; “Duhet të fuqizohet roli i KQZ-së duke i siguruar
buxhet dhe burime njerëzore të mjaftueshme për të ushtruar në kohë dhe me
efikasitet kompetencat që i jep ligji”.