Kryetari i Opozitës Basha në Gjermani, zhvillon takime me zyrtarë të lartë

407
Sigal

Siç ishte përcaktuar pak ditë më parë agjenda e liderit të demokratëve Lulzim Basha është në Berlin ku po zhvillon takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel. Kryetari i PD-së Lulzim Basha udhëtoi ditën e pardjeshme për në Gjermani për të realizuar takime me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU, për t’i informuar për zhvillimet politike në Shqipëri, sidomos tani, që opozita shqiptare ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe është në rrugë duke protestuar. Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë.