Kryeministri Rama: Turizmi në Shqipëri është në zhvillim, krahasuar me vendet fqinje

517
Sigal

Kryeministri Rama, duke marrë pjesë në inaugurimin e një hoteli 5 yjesh në Tiranë, të një nga kompanitë më të mëdha botërore në këtë fushë, bëri edhe një bilanc të industrisë së turizmit në Shqipëri. Kryeministri Rama: Mbase vlen një krahasim për të folur sot lidhur me ecurinë e turizmit dhe me pritshmëritë nga turizmi duke u nisur nga Kroacia, e cila pret 4 herë më shumë turistë se sa ne, gjeneron 6 herë më shumë të ardhura se sa Shqipëria dhe së fundmi, në gazetat kroate është shkruar me një lloj ndjenje surprize që turistët po na i merr Shqipëria. Rritja e numrit të turistëve dhe të ardhurave është akoma më domethënëse, nëse marrim parasysh edhe rikthimin në treg të një sërë destinacionesh që deri vjet ishin, si të thuash, të konsideruara të papërshtatshme duke filluar nga Turqia e deri tek Egjipti dhe Tunizia. Besoj që ne mund të arrijmë në 10 milionë turistë në harkun e një 4-5-vjeçari dhe këtu jemi në një realitet të ri të turizmit dhe të zhvillimit të industrisë së turizmit në Shqipëri, në një hotel të ri dhe me 5 yje ndërkohë që të tjerë do të kemi në realitet, jo në plane gjatë vitit të ardhshëm në Tiranë që janë në fazën e nënshkrimit të kontratave për të hyrë për herë të parë në tregun tonë ashtu sikundër dhe një sërë firmash të njohura, brande globale me 5 yje janë duke diskutuar në një fazë të avancuar me Ministrinë e Turizmit për hyrjen e tyre në zonën bregdetare. Megjithatë, përtej lejeve për 53 hotele të reja që janë dhënë vetëm gjatë vitit 2017, nuk kemi bërë ende bilancin e 2018-s. Përtej projekteve të reja të aeroporteve të Vlorës dhe të Kukësit.