Kryeministri Rama pezullon lejet e ndërtimit për një vit

392
Kryeministri Edi Rama ka firmosur dokumentin që pezullon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ku janë caktuar edhe detyrat që duhet të zbatojë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Planifikimit të Territorit. Këshilli Kombëtar gjithashtu i kërkon 61 bashkive të reja që të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria duket se do të lejojë vijimin normal të ndërtimit. Kjo në fakt vlen për lejet për ndërtimin e pallateve, kurse vendimi ka të përfshirë edhe një listë të gjatë me përjashtime. Kështu, mund të jepen leje për punime në struktura publike, infrastrukturë, në ndërtime për banim/ një familjare, por sipas përcaktimeve të sipërfaqes që lejon KKT.
Sigal