Eksodi masiv i kosovarëve, zbulohen autorët që organizuan ikjen e tyre

438
Valën e madhe të emigrimit të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian , në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti, besohet se e kanë organizuar rreth 200 trafikantë, të cilët kanë qenë të vendosur kryesisht në Paliq të Suboticës. Burime nga institucionet e sigurisë, bëjnë të ditur se në mesin e trafikantëve ka pasur shtetas të Kosovës, të Serbisë, por edhe të Maqedonisë, të cilët për një periudhë disamujore kanë arritur t’i çojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian rreth 80 mijë kosovarë. Mësohet se trafikantët kanë përfituar rreth 20 milionë euro brenda një periudhe të shkurtët kohore, përkatësisht përreth 7 muaj, nga shatori 2014 deri në fund të marsit 2015, kur mijëra kosovarë ia kishin mësyrë Bashkimit Evropian, duke e kaluar ilegalisht kufirin serbo-hungarez.
Sigal