Kryemadhi takim me Bashën : Vendim i përbashkët për djegien e mandateve

431
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me  krye demokratin, Basha.

Kryemadhi diskutoi me Bashën mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita. Në përfundim të takimit Kryemadhi nuk ka dashur të japë detaje për mediat, duke u shprehur se informacion do të ketë pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI.

“Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së qeverisë duke vjedhur votat e shqiptarëve, siç dëshmojnë mediat ndërkombëtare dhe përgjimet e dosjeve. Për shkak të kapjes së të gjitha pushteteve, të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike të të drejtave të njeriut dhe lirive të shqiptarëve që ka shkaktuar një krizë të paprecedentë ekonomike dhe emigracion katastrofal. Duke mbështetur zgjidhjen politike të opozitës së bashkuar, të një qeverie tranzitore që do marrë të gjitha hapat për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe zhbllokimit të procesit të integrimit në BE. Grupi i PD-së, vendosi djegien e mandateve të deputetëve të saj.” – deklaroi më herët Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.