Sigal

Fjala e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI-së Gjirokastër

Mirëmbrëma. Gëzuar Festat. Sepse në këto ditë të fundit të vitit, sepse gratë të cilat merren me punët e shtëpisë kanë lënë punët dhe kanë ardhur në këtë takim. Edhe pse ne vazhdojmë të jemi në vitin 2018 prapë traditat tona që merremi me punët e shtëpisë, është e domosdoshme që sido që të jetë, edhe i varfër po të jetë viti i ri, familjet shqiptare mundohen që të japin çdo ditë e më shumë mikpritje, por gjithashtu për të mbajtur sa më fort institucionin e familjes. Prandaj ju uroj nga zemra një vit të ri të mbarë dhe të jetë 2019 një vit i begatë për ju, për familjet tuaja dhe ti plotësojë Zoti të gjitha dëshirat. Dua të falënderoj Krenarin dhe Zamirën për angazhimin e tyre në këto ditë të fundit të vitit. Besoj të gjithë e keni ndjekur situatën politike në Shqipëri dhe sidomos në Tiranë ku studentët shqiptarë kanë qenë ata të cilët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike, por përveç kësaj i kanë dhënë një dimension tjetër edhe reagimit qytetar. Në këto ditë të ftohta dimri, edhe pse studentët janë me pushim, ata vazhdojnë, qëndrojnë stoik për të mbajtur zjarrin e protestës ndezur, por ndërkohë edhe ne si LSI nuk jemi ndalur. Kemi dalë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe deri në ditët e fundit të vitit, dhe në ditët e para të vitit tjetër do të jemi në takime me anëtarët e LSI, me të gjithë simpatizantët tanë për të dhënë një mesazh shumë të qartë: një mesazh shumë të qartë ku kemi bërë thirrje dhe bëjmë përsëri thirrje, për të vendosur në sirtarë kartat e anëtarësisë, për të palosur diku flamurin e LSI dhe për të ngritur flamurin kombëtar. Sepse protestat e studentëve nuk janë thjesht protesta ekonomike, është një protestë politike, por apartiake. E them këtë apartiake, sepse nuk ka asnjë parti politike. Sepse sot më shumë se çdo ditë tjetër, shqiptarët nuk kanë nevojë për parti politike por kanë nevojë për të qenë të gjithë të bashkuar, në një kauzë që është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për të pasur një vend të begatë, për të pasur një shoqëri normale, për të pasur një drejtësi të barabartë, për të pasur një shëndetësi falas, për të pasur një arsim më të mirë për fëmijët e tyre, për të pasur infrastrukturë të mirë, për të pasur mundësi të mirë për fermerët që të zhvillojnë produktet e tyre.

Për të pasur taksa më të ulëta, për të pasur rroga më të larta, për të pasur një biznes që lulëzon dhe jo një biznes që falimenton. Dhe protesta e studentëve ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të së vërtetës na gëzon sado pak ne që merremi me politikë, e nga ana tjetër duhet të na bëjë që të na vrasi ndërgjegjja, sepse kjo protestë ishte e domosdoshme për të filluar shumë kohë më përpara. Studentët shqiptarë i dhanë një mësim politikës shqiptare, i dhanë një mësim për ti treguar që nëse ju politikanët nuk do të reagoni, do të reagojmë ne rinia shqiptare.

Më shumë se kurrë ne sot kërkojmë sportin për këta studentë, ashtu sikurse dua të falënderoj të gjithë ata studentë të Universitetit të Gjirokastrës që iu bashkëngjitën protestës së studentëve në Tiranë, ku me dinjitet dhe me forcë përfaqësuan rininë studentore të Gjirokastrës.

Në fakt sot po të flasim për situatën ekonomike, më shumë se unë, jeni ju dëshmitarë të gjendjes ekonomike në Shqipëri. Më shumë se unë që bëj fjalime politike, jeni ju dëshmitarë të situatës së si shqiptarët paguajnë taksa të larta, se si fermerët e kanë të pamundur zhvillimin e ekonomisë së tyre, të bujqësisë dhe të hyjnë në tregun qoftë ky rajonal, apo qoftë edhe evropian. Jeni ju dëshmitarë se si fëmijët e shqiptarëve nëpër shkolla jo vetëm janë në kushte të mjerueshme, por edhe niveli i mësimdhënies ka rënë jashtëzakonisht shumë. Jeni ju dëshmitarë se si taksidarët e institucioneve janë kthyer në gjobëvënës dhe jetojnë vetëm për shkak të gjobave që i vendosin bizneseve, qofshin këto për shkak të bindjes politike apo edhe për shkak të konkurrencës së padrejtë që ndodh.

Problemet për të cilat ne diskutojmë janë pafundësisht, sepse ne jemi koshientë që problemet nuk mund të mbarojnë, prandaj jemi njerëzorë. Sepse edhe njerëzimi evoluon, por duhet parë edhe se si duhen zgjidhur, ashtu siç punon dhe funksionon i gjithë sistemi në të gjithë vendet evropiane.

Shqipëria sot aspiron për të qenë anëtare e BE-së, për të hapur negociatat. Akoma ne jemi në një fazë tjetër. Është faza e hapjes së negociatave, e cila për dy herë i është refuzuar Shqipërisë dhe kjo nuk ka ardhur për shkak të shqiptarëve, por ka ardhur për shkak të klasës politike e qeverisjes së dobët që ka Shqipëria sot.

Mos hapja e negociatave në këtë vit që po lëmë, ishte një sinjal shumë i keq për klasën politike po, por ishte dhe një sinjal shumë i keq edhe për shqiptarët, sepse hapja e negociatave do të krijonte besueshmëri për investitorët e huaj në Shqipëri. Do të krijonte besueshmëri për shqiptarët tek institucionet e shtetit dhe do të krijonte besueshmëri për një reformë, e cila është në efikasitet të plotë apo shumë reforma të tjera që shqiptarët kanë aspiruar në gjithë këto vite tranzicioni që ne kemi kaluar. Por kjo gjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi për shkak të qeverisjes së keqe, për shkak të asaj qeverisje që është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar, është e lidhur totalisht dhe e kapur nga grupet kriminale. Dhe për shkak të asaj qeverisje, e cila nuk punon dhe nuk funksionon për qytetarët shqiptarë, por punon vetëm për një grup apo grusht njerëzish që janë klientë të kryeministrit.

Rastin e fundit të Unazës së Re besoj e keni dëgjuar, sesi Kryeministri me Ministrin e Transportit vetëm me një firmë vjedhin 18 milionë euro brenda ditës. Dhe ndërkohë dëgjojmë sesi qurraviten nëpër konferenca shtypi sikur iu dhemb barku dhe zemra për studentët shqiptarë. Nuk pranojnë t’iu japin studentëve shqiptarë 70 milionë euro, për 140 mijë studentë, pra nga buxheti i shtetit. Por pranojnë që vetëm me një firmë të japin 40 milionë euro vetëm një kompanie inekzistente fantazim, por që paratë i çon drejt e në xhepin e kryeministrit shqiptar dhe të ministrave. Që për hir të së vërtetës Prokuroria e Shtetit nuk duhet të hetojë vetëm për këtë falsifikim dhe këtë vepër korruptive, por duhet të hetojë se dhe ku këto para do të shkonin përfundimisht. Pra çfarë do paguhej ose kush ishte përfituesi i këtyre parave.

Ashtu sikurse kemi dëgjuar për veprat korruptive të tjera. Keni dëgjuar për faljen e dividentit, për uljen e taksës për dividentin nga 15% në 8%, që është shumë e thjeshtë për ta kuptuar. Do të thotë që këtij grusht njerëzish që suportojnë kryeministrin e Shqipërisë, nuk i është bërë gjë tjetër, por u janë falur taksat dhe gjobat apo çdo përfitim tjetër, nga 15% u janë ulur në 8%, kur ndërkohë të gjitha bizneset e tjera qofshin këto të vogla apo të mesme, apo dhe ato biznese të mëdha të cilat nuk kanë pasur lidhje apo konflikte interesi me qeverinë, kanë paguar paratë dhe kanë përdorur 2 standarde. Pra klientët e Edi Ramës do të paguajnë 8%, ndërsa ata të cilët janë biznesmenë apo biznese normale do të paguajnë 15%.Nuk po hymë më tek shtresat e mesme, punonjësit e bankave apo institucioneve të tjera, të cilët nga të ardhurat e tyre paguajnë 23%.

Ku ta kapësh e ku ta lësh. Është një situatë aq e keqe saqë ajo që të bën përshtypje dhe po të fillosh ta analizosh, nuk e shikon më gri, por të zezë sterrë. Por protesta e studentëve dhe angazhimi i prindërve të tyre, por jo vetëm, edhe i shumë institucioneve të tjera që janë pjesë e jetës shoqërore në Shqipëri, ka dhënë një fije shprese. Sepse e shikojmë sesi çdo ditë dhe më shumë njerëzit kanë larguar frikën për të protestuar. Të shikojë rrugët e Tiranës ato ditë që ishte protesta, mbusheshin nga te rinjtë studentë që zbrisnin nga universitetet e tyre drejt Kryeministrisë. Dhe si policët e qarkullimit rrugor i përshëndesnin dhe ju thonin bravo djem dhe vajza. Protestoni dhe për ne. Sesi shikoje qytetarë të Tiranës që dilnin në ballkone dhe i përkrahnin dhe përshëndesnin me zemër. Sesi shikoje ato gra dhe nëna të Tiranës të cilat shkonin dhe i takonin studentët, iu jepnin për të pirë dhe i ushqenin.  Apo dhe batanijet për tu ngrohur në ditët e ftohta të protestës që bënin para Kryeministrisë. Ishin me të vërtetë emocionuese. Dhe ky është një sinjal shumë i mirë. Është sinjali që shqiptarët kanë filluar të reagojnë. Sinjal për të dhënë elementin më minimal të reagimit siç është jo vetëm protesta por dhe përkrahja ndaj protestës. Në fakt të gjitha takimet tona janë në kuadrin e zgjedhjeve lokale sepse besoj që ju të gjithë e dini që në datën 30 qershor ne do të kemi zgjedhjet lokale ku unë jam e bindur që nuk do të jenë vetëm zgjedhjet lokale. Jam e bindur që të gjithë po përgatiten dhe për zgjedhje të përgjithshme sepse në një vend ku Parlamenti ditën për diell falsifikon votën e deputetëve, falsifikon procedurën e bërjes normale të një Parlamenti, të një seance parlamentare. Nuk ka më zgjedhje tjetër, do të shkojë drejt shpërbërjes së këtij Parlamenti i cili ka probleme të mëdha jo vetëm në përbërjen e tij por dhe në funksionimin sesi ai është ndërtuar. Dhe nga gjithë informacionet dhe indikacionet që ne kemi, jo vetëm në Tiranë por dhe jashtë Tiranës e shikojmë që kjo gjë do të jetë e mundshme dhe data 30 qershor do të jetë ditë zgjedhjesh qofshin këto zgjedhje të përgjithshme, qofshin këto edhe zgjedhjet lokale. Prandaj lëvizja e strukturave të   LSI është shumë e rëndësishme për tu sensibilizuar dhe për të evidentuar të gjithë njerëzit e LSI por jo vetëm ata. Por për të zgjuar dhe gjithë ata socialistë të ndershëm të cilët jo vetëm janë të zhgënjyer por janë shpërdoruar nga lidershipi i Rilindjes të cilët e kanë kthyer PS në një sekt kriminal që përfaqëson vetëm grupet kriminale por vetëm socialistët e vërtetë jo. Është detyrë e strukturave tona për ti kontaktuar, për ti organizuar, për të hapur dyert e partisë të LSI në mënyrë të tillë që të gjejnë vetën si në shtëpinë e tyre socialistët e ndershëm që janë përzënë nga Partia Socialiste, janë përzënë nga Rilindja, janë përzënë nga shushunjat e qeverisjes, me të vetmen arsye për ta uzurpuar dhe për ta zaptuar atë institucion. Partia Socialiste ka qenë një institucion, që për hir të së vërtetës, një pjesë e jona vijmë nga Partia Socialiste qoftë unë apo qoftë Vangjeli dhe shumë të tjerë, e dimë se çfarë do të thotë. Është një partie e cila ka pasur në backgroundin e saj një histori të lavdishme, e themi këtë një histori të lavdishme, sepse ka pasur kontributin e të gjithë atyre djemve dhe vajzave në vitet 90-të, ku për hir të së vërtetës e demokratizuan Partinë Socialiste, e ngritën në ato nivele për të cilat kishte nevojë Partia Socialiste, e liberalizuan dhe e bënë një parti evropiane. Por sot nga një parti evropiane, të cilët ne e lamë, u kthye në një parti kriminale që përfaqëson interesat e vetëm një grupi njerëzish dhe është kthyer si një lavatriçe e pastrimit të parave të drogës dhe të trafikut të drogës në rajon. Prandaj kur themi që partia jonë duhet të hapi dyert për të gjithë ata socialistë të ndershëm, dhe unë jam e bindur që ka hapësirë dhe vend për të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra, të cilët janë jo vetëm në Partinë Socialiste, por edhe që nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në votime, ne duhet të jemi mikpritës ndaj tyre. Duhet të jemi mikpritës , sepse mikpritja ndaj tyre, jo vetëm që do ta rrisi Lëvizjen Socialiste për Integrim, por do të shtojë brenda saj edhe konkurrencën, do të shtojë brenda saj edhe elementë të cilët do ti sjellin vlera LSI-së, do tja shtojnë asaj, por mbi të gjitha do ti sjelli dhe jetës politike shqiptare  një realitet të ri, një realitet për të cilën mbas 27 viteve unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një realitet politik, një realitet politik që i thotë larg tranzicionit dhe ti rikthehemi stabilitetit ekonomik dhe politik. E them këtë me bindje, sepse Qarku i Gjirokastrës është një qark i preferuar i joni, por sot jemi në Bashkinë e Gjirokastrës dhe punë të vështira dhe të mëdha na presin. Por janë të bukura, janë më sfida, dhe sfidat e bëjnë akoma dhe më interesante  jo vetëm jetën politike të LSI-së, por do ta bëjnë dhe më interesante dhe jetën e qytetit të Gjirokastrës. Pse e themi këtë? E themi këtë sepse sot më shumë se kurrë ne duhet të ndërgjegjësojmë jo vetëm simpatizantët e LSI-së, por duhet të ndërgjegjësojmë të gjithë opinionin publik, në Gjirokastër dhe në çdo bashki të Shqipërisë. Sepse ballafaqimi ynë më Rilindjen është shumë i thjeshtë.  Ne kemi një ballafaqim shumë të thjeshtë me ta, mjafton t’iu rendisim premtimet që ata kanë bërë, me atë çfarë kanë realizuar. Mjafton t’iu kujtojmë shqiptarëve sesi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thoshte se do të hapte 300 mijë vende të reja pune. Jo vetëm që nuk u hapën 300 mijë vende të reja pune, por ikën 400 mijë shqiptarë.

Sesi iu premtua shqiptarëve që TVSH-ja e energjisë elektrike do të ulej në 6%. Jo vetëm që nuk u ul TVSH-ja në 6%, por u rrit çmimi i energjisë elektrike. U premtua që do të rriten pagat, por nuk u rritën pagat. Vetëm u dëmtuan bizneset duke rritur paga aty ku bizneset janë duke falimentuar. U premtua që do të kemi shëndetësi falas. Ju jeni dëshmitarë më të vërtetë se ne, sesi shëndetësia falas u bë shëndetësia më e shtrenjtë në rajon. U premtuar arsim falas, ne e dimë shumë mirë që vetëm arsim falas nuk kanë fëmijët e shqiptarëve, por kanë për çdo muaj që paguajnë faturën e energjisë elektrike nga 5 mijë lek të vjetra. Përveç kësaj ne e dimë shumë mirë sesi prindërit paguajnë para shtesë për rojet, pastrueset e shkollës, për të lyer muret e shkollës, apo për shumë aktivitete të tjera jashtë shkollore. Dhe kështu me radhë premtimet pafund të qeverisë së Rilindjes nuk kanë për të sosur asnjëherë, por faktikisht asnjë nga këto premtime nuk është bërë realitet për shqiptarët.

Prandaj dhe unë mendoj që të gjithë së bashku me grupin e deputetëve, me strukturat e partisë, kudo që jemi të mos ndalojmë asnjë sekondë. E di që është pak e vështirë, sepse njerëzit janë shumë më të varfër seç kanë qenë para 5 vitesh, njerëzit janë shumë më të nënshtruar se sa kanë qenë përpara 5 vitesh, por unë mendoj që shpirtërisht njerëzit janë shumë më të fortë për të protestuar dhe për ta ndryshuar këtë realitet. Ka ardhur koha sot për ta përmbysur sot këtë regjim kriminal, i cili vetëm varfëron shqiptarët, vetëm i nënshtron ata dhe vetëm po i shpërngul të rinjtë e të rejat nga Shqipëria.

Prandaj ju bëj thirrje sot të mos ndaloni. Sikur 10 minuta në ditë, vetëm ti kujtoni shqiptarëve për premtimet e pambajtura të sekteve të Rilindjes, do të jenë mjaftueshme që jo për një muaj, por as për 24 orë nuk mund të qëndrojë dot në këmbë ky kryeministër që mashtron në ditën me diell shqiptarët. Vetëm ndërgjegjësimi i strukturave tona, më pas nga struktura politike të shtrihemi në të gjitha lagjet e qytetit, në fshatrat apo edhe në rrugicat e fshatrave për të sensibilizuar e orientuar njerëzit, apo edhe për ti zgjuar, për ti organizuar, sepse sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për djemtë dhe vajzat e saj. Sot më shumë se kurrë Shqipëria nuk ka nevojë për klasë politike, por sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për protesta, ka nevojë për përmbysjen e kësaj qeverie, e cila po i pi gjakun shqiptarëve çdo ditë e më shumë.

Unë mendoj që të gjithë së bashku ne e kemi këtë shans. Duke u bashkuar dhe duke lënë të gjitha bindjet politike, por duke afruar rreth vetes çdo njeri që mendon se Shqipëria duhet të jetë më mirë, se shqiptarët meritojnë më shumë, mendoj që është një mundësi dhe një shans për të përmbysur këtë realitet të hidhur dhe për të ngritur një realitet tjetër, një realitet më të mirë, më të ndritshëm, më të begatë për fëmijët e shqiptarëve. Sepse  fëmijët e shqiptarëve meritojnë shumë më shumë se ç’iu japim ne si politikanë. Prandaj më lejoni që edhe në emrin tuaj këtu nga Gjirokastra t’i uroj gjithë shqiptarët për festat e fundvitit. Ju uroj me shpirt dhe me zemër që 2019 të jetë viti i ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të jetë viti i ndryshimit për të gjithë ata që e duan Shqipërinë dhe janë krenarë që janë shqiptarë. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja.  Ky takim nuk do të kishte kuptim po të mos flasë deputeti i qarkut Vangjel Tavo. Ne të dy jemi miq që në kohën e FRESSH, kemi jo vetëm eksperiencën e organizimit të partisë por mbi të gjitha kemi një veti shumë të mirë që e kanë socialistët e asaj kohe se mendoj që socialistët e tanishëm janë këtu, solidaritetin. Solidariteti është thelbi i fuqisë tonë. Gëzuar dhe për shumë vjet.