Sigal

Policia italiane ka prangosur një 41-vjeçar shqiptar me inicialet A. G., për akuzën “përndjekje të një gruaje”.

Shqiptari e njihte prej kohësh gruan, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, dhe i kërkonte fillimisht me mirësjellje dhe më pas në formë agresive që të bëhej e dashura e tij.

Shqiptari u arrestua dhe Gjykata e dënoi me masën “arrest shtëpiak” 41-vjeçarin.

Italiania gjithmonë e refuzonte duke dashur që ta mbante marrëdhënien vetëm në aspektin e miqësisë, dhe pas këmbënguljeve të shqiptarit e ka raportuar në Komisariatin e zonës.

Në deklaratën e saj në polici, gruaja ishte shprehur se ishte detyruar që të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe zakonet e saj për të shmangur 41-vjeçarin.