Kryemadhi: Rrezikojmë të shndërrohemi në diktaturën e kanabisit

239
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh se “Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median”. “Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje (pardje) prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, tha Kryemadhi.