Humbasin në Paqësor, marinaret dhe qentë gjenden pas 5 muajsh

500
Dy femra dhe qentë e tyre janë shpëtuar pasi humbën në Oqeanin e Paqësorit për 5 muaj. Ato po udhëtonin nga Hawaii në Tahiti kur iu prish motori i anijes për shkak të motit të keq.

Dy marinaret e identifikuara si Jennifer Appel dhe Tasha Fuiaba nga Honolulu janë shpëtuar të mërkurën pasi një anije peshkimi tajvaneze i vuri re rreth 1,500 kilometra në jug-lindje të Japonisë dhe lajmëruan rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara .

Ato dhe qentë e tyre mbijetuan falë pajisjes që purifikonte ujin dhe faktit që kishin marrë me vete furnizime me ushqime që kishin për një vit.

Pasi stuhia i prishi motorin e anijes Appel dhe Fuiaba u shprehën se kishin lundruar drejt Tahitit duke përdorur energjinë e erës.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tyre dhe thirrjeve të tyre për ndihmë me radio sinjali i tyre nuk është vënë re nga askush.
Sigal