Kryemadhi-aleatëve të PD: Nuk kërkojmë mandate nga lista e PD, kemi deputetët tanë

606
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u është përgjigjur zërave që kanë dalë dje, se aleatët e PD-së ishin të frikësuar nga faktorizimi i LSI-së në opozitë.
Kryemadhi: Rilindja është një sekt kriminal nuk ka lidhje me PS
Duke folur për News24, Kryemadhi është shprehur se partia që ajo drejton ka elektoratin e vet e nuk do të hyjë në listat e PD-së.
‘LSI ka peshën dhe mandatet e veta në elektorat’, ka thënë Kryemadhi.
‘Aleatet e PD të qetësohen se LSI ka listën e vet dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD’, është shprehur kryetarja e LSI-së. 
Kryemadhi deklaroi se nuk kërkon mandate qyl nga PD
‘LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare’, tha ajo.
“Rama nuk e merr dot peng opozitën’, theksoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sigal