‘Këto ndodhin nëpër piktura jo në politikë’/ Meta tjetër ultimatum: Do ngeli pa zgjedhje gjithëpërfshirëse

815
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka apeluar sot për gjetjen e një formule për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Të jemi të përgjegjshëm ndaj shqiptarëve, prioritet mbeten negociatat me BE”, theksoi Presidenti, duke shtuar se shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më justifikime.

Meta theksoi se kriza nuk duhet thelluar, ndërsa shtoi se nuk duhet humbur asnjë orë kohë për të gjetur zgjidhjen. President i cilësoi votimet e 30 qershorit si jo ligjore, duke shtuar se zgjedhjet vendore janë më 13 tetor.

“Procesi i rregullt ligjor dhe kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve është ai i 13 tetorit.

Po vijojnë interpretimet e njëanshme lidhur me zgjedhjet, por në 30 qershor nuk kishte asnjë proces të rregullt ligjor dhe kushtetues”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se në fakt zgjedhjet e vetme që do të çojnë përpara Shqipërinë edhe në Bashkimin Europian janë ato të datës 13 tetor.

Provimin e qershorit e shtymë për në vjeshtë. 15-17 tetori më rëndësi për Shqipërinë. Negociatat me BE-në. Nëse nuk arrijmë të bëjmë zgjehdje gjithpërfsishërëse, povimi i vjedhtës është i pakalueshëm.

Shqiptarët nuk duan t’ja dinë për asgjë nëse deri më 18 tetor nuk happen negociatat. Jam fleksibël nëse 13 tetorin e ka parë ters në filxhan. Ka kohë që e pres me shpresë.