“Kryelesh”, studentja shpërthen ndaj Ramës: Duhet të kesh frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar. Kemi një luan që quhet…

531
Sigal

Studentët i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Rama njëzëri se ata kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave të tyre dhe aspak dialog apo negociata.

Ata janë të pakënaqur edhe për mënyrën e trajtimit nga ana e kryeministrit, që sipas tyre është sjellur si “çoban” duke i trajtuar studentët si “dele”.

Njëra nga studentet, u shpreh se kryeministri duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar dhe studentët mund të kthehen nesër edhe më shumë nëse nuk plotësohen kërkesat dhe protesta mund të përshkallëzohet.

“Nuk ka negociata. Pikë. Pikë! Vetëm plotësim kërkesash.  Ai duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar. Nëse nuk i plotëson kërkesat nesër do jemi këtu edhe më shumë. U soll si çoban, trajtoi si dele, por ne kemi një luan që quhet: Student. Është një kryelesh, më falni për shprehjen por nuk u soll si kryeministër”, u shpreh studentja.