Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako uron besimtarët për festën e Krishtlindjeve

735
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka kryer vizitë në kishën ortodokse në Durrës ku ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve. Në këtë vizitë kryebashkiaku Dako shoqërohej edhe nga kryetari i Qarkut Alfred Mullaraj, prefekti Roland Nasto, deputeti Roland Xhelilaj si dhe personalitete të tjerë. Pasi ka kryer vizitën e rastit kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë si dhe të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë: “Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e Krishtlindjeve: Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet, i uroj të gjithëve shëndet, mbarësi, ditë të bardha e Krishtlindje të gëzuara. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.”
Sigal