Kryebashkiakja Valbona Sako takohet me përfaqësuesit e shoqatës “Durrësi”

735
Sigal

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me një përfaqësi të shoqatës “Durrësi” dhe kryetarin e kësaj shoqate Shpëtim Metani. Në një atmosferë miqësore pasi ka marrë nga kjo shoqatë urimet për detyrën e re bashkëbisedimi është ndalur në shumë tema që kanë lidhje qytetin e Durrësit vlerat e të cilit i ka në fokus për ti promovuar kjo shoqatë. Kryebashkiakja Sako deklaroi se bashkëpunimi midis Bashkisë dhe shoqatës “Durrësi” do të vijojë edhe më tej: “Durrësi ka një histori, traditë dhe kulturë të jashtëzakonshme e po kështu edhe shumë personalitete që kanë lënë shenjë jo vetëm në qytetin tonë por edhe në rang kombëtar e ndërkombëtar. Të gjitha këto kanë nevojë të njihen dhe të promovohen. Në këtë drejtim shoqata Durrësi ka rolin e vet ndaj ne si bashki do të vazhdojmë t’ju mbështesim në mënyrë që ju të shtoni edhe më tepër aktivitetin tuaj në drejtim të promovimit të vlerave të Durrësit. Gjithashtu unë mirëpres shqetësimet dhe nevojat tuaja lidhur me qytetin dhe atë çfarë duhet bërë më mirë ashtu siç mirëpres shqetësimet nga të gjithë qytetarët e Durrësit në mënyrë që ne tu përgjigjemi sa më mirë nevojave të tyre sepse duke bashkëpunuar të gjithë bashkë mund ta qeverisim akomë më mirë qytetin tonë.”