Kreu i PD, Lulzim Basha: Ulje taksash, transparencë, investime që sjellin zhvillim, punësim dhe mundësi për të gjithë

459
-Lulzim Basha paraqet shtyllat kryesore të programit ekonomik dhe social, sëbashku me ekspertët e CDU, në prani të sipërmarrjes
Sigal

-Mathias Schafer, Drejtor i Politikave në fondacionin Konrad Adenauer: Programi i Bashës është realist, i besueshëm dhe i zbatueshëm

-PD ka realizuar një program ambicioz, realist i cili sipas mendimit tim është me të vërtetë një program që shqiptarët e meritojnë. Eshtë një program i cili realizon rimëkëmbjen ekonomike, krijon klimën e përshtatshme me sipërmarrjen dhe rrit besimin e konsumatorëve, qytetarëve dhe të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me eskpertë të CDU-së dhe Konrad Adenauer të cilët kanë asistuar Partinë Demokratike në hartimin e programit, prezantuan para përfaqësuesve të sipermarrjes, biznesit, sindikatave dhe shtresave në nevojë, alternativën e PD për zhvillim ekonomik, punësim, mirëqënie.
Propozimet kryesore për të nxjerrin vendin nga kriza, që do të rrisin ekonominë, do të krijojnë vende të reja pune, dhe do të zbusin varfërinë, si më poshtë;
Në këto kater vjet taksat jane rritur me 1,5 mld USD. Cdo shqiptar ka paguar 500 usd taksa shtese
-Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 për qind, duke ruajtur fashën e 30 mijë lekëshit të parë me tatim 0
-Tatimi mbi dividentet do te zerohet
-TVSH do të ketë një shkalle të vetme tatimore prej 15%
-Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1,5% e xhiros 
• Paratë e taksave do të shkojnë tërësisht në shërbim të taksapaguesit: abuzimet që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 310 mln USD për luks do të marrin fund. Këto para do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që sjellin zhvillim, mirëqënie dhe punësim.
Ne nuk do të lejojmë konkurime për fonde publike me një kandidat në garë e aq më pak që cdo tender e koncesion ta marrin klientë të qeverisë sic ka ndodhur këto 4 vite, ku 230 milion dollarë i kanë marrë 11 persona të lidhur me kryeministrin.
• Koncensionet, PPP-te do të rishikohen thellësisht. Ato do të jenë transparente dhe me kosto zero për buxhetin e shtetit. Pagesat nga arka e shtetit për 6 kontrata, koncesionare deri në vitin 2025, janë programuar të jenë 68 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) nga të cilat, vetëm për këtë vit do të paguhen 71 milion dollarë. Kjo vlerë është 8 here më e lartë se pagesa e papunësisë e gjithë vitit 2017. Kjo situatë do të marrë fund. Po kështu, nuk do të ketë më asnjë koncesion apo PPP në formën e monopolit. Do nxisim dhe mbrojmë konkurencen.
• Në qeverinë time nuk do të kete investime për palma, pllaka e fasada, sic ka ndodhur këto katër vjet ku janë shpenzuar plot 510 mln USD, por investime që i shërbejnë punësimit dhe zhvillimit.
• Borxhi është kthyer në një kërcënim real pë Shqipëinë. Sot çdo shqiptar, çdo shqiptar, jo çdo kryefamiljar, ka një borxh prej 3800 dollarësh. Rregulli im fiskal do të jetë sjellja në kontroll e borxhit tek 60%, kujt i duket utopi, kujt i duket e parealizueshme, e ftoj të ulemi sot, konteksti është më i gjerë dhe të shikojmë masat drastike, duke pëfshirë privatizimet strategjike të cilat do të mundësojnë futjen e borxhit nën kontroll.
• Papunësia në radhët e rinisë ka arritur në 40%. Do të mbështesim drejtpërdrejtë kompanitë që hapin vende pune për rininë, do të ndërtojmë urën lidhëse midis të sapo diplomuarëve dhe tregut të punës. Jo me fjalë, por me veprime konkrete! Duke nisur me stazhet për 10 000 të rinj në vit.
Sipas llogarive tona, fatura totale duke përfshirë një rrogë prej 200 000 lekësh të vjetra në muaj dhe sigurimet e gjithçka tjetër shkon në 24 milionë euro. Vetëm për 6 koncesionare sot paguajmë 71 milionë euro. Ja ku do ti gjejmë!
• Asnjë familje në ndihme ekonomike nuk do të privohet nga mundësia për të patur të siguruar të pakten bukën, energjinë elektrike, ujin, libra për femijet e tyre dhe kujdes shendetesor. Për këtë kategori, 200 kv energji elektrike do të paguhen nga shteti dhe po ashtu, fatura e ujit, e librave të fëmijeve.
• Një nga vendimet e mia të para do të jetë rritja e ndihmës ekonomike në 3 mijë leke për person nga 1300 lek që është sot, dhe shpërndarja e saj tek të gjitha familjet që janë në nevojë.
Do ta rrisim pagen minimale në 32 mijë lekë, do të rrisim pensionin minimal me 33%, si dhe do të ulim moshën e daljes në pension