Klajda Gjosha: Në 25 Prill referendumi i Vlorës, do të jetë referendumi i bashkimit për ndryshim!

184
Më shumë se madhështor do ta quaja takimin e sotëm në Vlorë. Kjo është era e ndryshimit që po fillon në qytetin luftëtar të Vlorës që nuk e pranon talljen, fyerjen, skllavërinë! Pak ditë më parë isha në këtë qytet të shtrenjtë për cdo qytetar shqiptarë, e sidomos për mua që vij nga një trevë e Rilindjes Kombëtare, si Kolonja, që ka bërë aq shumë sakrifica për pavarësinë e Shqipërisë, njësoj si Vlora! E lumtur dhe shumë e emocionuar që revolucioni këtë rradhë do nisë nga Vlora, nga rinia vlonjate, nga gratë dhe vajzat që dinë t’i tregojnë vendin cdo kujt që denjon të shkelë dinjitetin e këtij kombi!
Në 25 Prill referendumi i Vlorës, do të jetë referendumi i bashkimit për ndryshim!
Sigal