Kreu i Kuvendit, Ilir Meta: Kushtetuesja të japë sa më shpejt vendimin për vettingun

389
Sigal

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, përsëriti nevojën për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e vettingut.

Duke folur në analizën vjetore të punës së Avokatit të Popullit, Meta tha se forcimi i zbatimit të ligjit është me rëndësi jetike për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e institucioneve.

Meta: Një ndër prioritetet më të rëndësishme të ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është gjithmonë çështja e të drejtave të njeriut. Në mënyr të veçantë do të veçoja sot këtu reformën në drejtësi, si kryefjala e aktualitetit politik pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë dhe suksesi i të gjithë reformave të tjera. Jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet. Ndaj është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do ti hapë rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për vettingun dhe zbatimit të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme.Forcimi i zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë është shumë e rëndësishme për të luftuar jo vetëm korrupsionin, jo vetëm për të forcuar institucionet dhe besimin e qytetarëve tek institucionet, por është një garanci thelbësore për të gjithë të drejtat e njeriut dhe garantimin e përfshirjes sociale.