KQZ shtyn sërish afatin, PD afat deri nesër për të plotësuar mangësitë në lista

491
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë afat Partisë Demokratike që deri nesër në orën 09:30 të dorëzojë listat e plota të kandidatëve për deputetë.
KQZ u mblodh sërish pasditen e sotme pasi i la afat dje 24 orë PD-së që të dorëzonte të plota listat. Por, sërish PD nuk i dorëzoi as sot. Në kushte të tilla, KQZ vendosi që afati i fundit për dorëzim të jetë paraditen e nesërme.
Listat e Partisë Demokratike kanë patur parregullsi pasi nuk ishin të plota me emrat e kandidatëve dhe nuk ishin shoqëruar me formularin e dekriminalizimit.
Sigal