Absurdi/ Diskutohej për energjinë në komisione, ikin dritat në Kuvend. Balluku përplaset me deputetin: Pse më bën foto në errësirë?

60
Sigal

Në komisionet parlamentare në Kuvend ndërsa po shqyrtohej huaja mes OSHEE dhe BERZH është ndërprerë puna për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. Ndërsa debate të forta shoqëruan dhe më herët mbledhjet e 2 komisioneve, atë të Ekonomisë dhe Ligjeve, ëprplasjet vijuan dhe në gjysmë errësirë ndërsa ministrja Balluku debatoi ashpër me deputetin e PD-së Arbi Agalliu i cili po pqërpioqej ti bënte foto.

‘Pse më bën foto pa drita’, i është drejtuar Balluku deputetit opozitar, ndërsa kryetarët deklaruan ndërprerjen për disa minuta deri në rikthimin e energjisë.

Por çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë. Burime për Fax Neës bëjnë me dije se ndërprerja e energjisë është bërë për shkaqe sigurie pasi u sinjalizua për një shkëndije elektrike në 2 kullat që ndodhen ngjitur me kryesinë.