‘Tesla’ arrin vlerën 1 trilion dollarë

169
Sigal

Aksionet e kompanisë ‘Tesla’ kanë kapur për herë të parë vlerën 1 trilion dollarë. Kjo vlerë u arrit pas marrëveshjes me kompaninë ‘Hertz’, të cilës i shiti 100 000 mijë makina ‘Tesla’.

Vlera e aksioneve të kompanisë u rrit me 12,6 % pas kësaj marrëveshjeje. Kompania ‘Hertz’ do t’i paguajë Teslas 4.2 miliardë dollarë për 100  mijë makina elektrike Modeli 3, për 14 muajt në vijim.

Tani ‘Tesla’ bëhet kompania e pestë në botë që kap vlerën 1 trilion dollarë në treg pas kompanive ‘Apple’, ‘Microsoft’, ‘Amazon’ dhe ‘Alphabet’.

Kërkesa e konsumatorëve për automjete elektrike është rritur kohët e fundit. ‘Tesla’ Model 3 ishte automjeti më i shitur në Evropë gjatë muajit të kaluar.