Helmimi i mijëra qytetarëve në Krujë, PD ngre akuza: Situata ka filluar me ujësjellësin e ri

175
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetes Grida Duma për helmimin masiv në Krujë. Ajo ka shpërndarë në Facebook reagimet e disa qytetarëve nga Kruja, një prej të cilëve thotë se situata ka filluar me ujësjellësin e ri.

Që nga dita e diel, qindra qytetarë të Krujës janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishin shenja të tilla si diahrre, të vjella, dhimbje barku, etj., shenja të ngjashme me helmimin.

Sipas Grida Dumës, kjo katastrofë e cila ka prekur fëmijë e të moshuar, është shkaktuar nga qeveria. Ajo shton se hetimet duhet të zbardhin kush luan me  jetën e qytetarëve.

Postimi i Grida Dumës

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale.

Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes.

Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën.