KQZ shqyrtohen 136 kërkesat për referendum popullor lokal

495
Sigal

TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat e vendorëve për referendum popullor lidhur me reformën administrative-territoriale. Në mbledhjen e sotme, KQZ verifikon nëse këto kërkesa janë në përputhje me ligjin. Por përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjonçaj, kërkoi që të shtyhet shqyrtimi i kërkesave, deri në plotësimin e mënyrës se si do të bëhet verifikimi i tyre.
 
Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesën e Gjonçajt duke vijuar me mbledhjen.
 
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 136 kërkesa për referendume popullore lokale.