Kosova me banorët në Tiranë: Për një duartrokitje dhe një faleminderit kam punuar gjithë jetën

425
Kandidati i PD së për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar me banorë, artistë e pedagogë, nuk i ka kursyer batutat duke u kërkuar edhe duartrokitjen e pranishmëve në dëgjesë pas përfundimit të fjalës së tij.
“Për një duartrokitje dhe një faleminderit kam punuar gjithë jetën, kështu që jepeni nuk ju kushton asnjë gjë. Nuk kam humbur asnjë minutë kohë nga e imja për të thënë se ky e ka fajin. Hajde t’i përvishemi punë që te fitojmë kohën e humbur se kemi shumë mundësi.” u shpreh Kosova.
Gjatë takimit me banorë, artistë e pedagogë te pedonalja, pranë Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova theksoi se ka projekt të qartë.
“Tirana është kreative, ka resurse të jashtëzakonshme, që nga Mali i Dajtit dhe deri te vlerat artistike dhe kulturore dhe kjo na ndihmon që të gjithë bashkë të punojmë për një turizëm elitar. Tirana ka mundësi të mëdha dhe thithja e turistëve është një mundësi e madhe, pasi krijon mundësi punësimi dhe zhvillimi për qytetin dhe të gjithë bashkë ta kthejmë Tiranën në një vend të dashur për turistët. Të jemi mikpritës për sa më shumë turistë. Vetëm nga disa përllogaritje shumë të thjeshta sigurojmë 2000 vende pune. Duhet shumë punë por mbi të gjitha duhet harmonizim. Një term i ri po futet Tirana kreative,hajde mere vesh çfarë do të thotë, pse jo Tirana në ekonomi krijuese. Ta bëjmë qytetin të vlefshëm për turistët. Të arrijmë në 100 mijë turistë të huaj që minimumi flenë dy net në tiranë. Bashkia nuk do e shohë si armik biznesin.”¬ u shpreh Kosova.
I pyetur se çfarë do të bëjë për lëvizjet me biçikleta Kosova theksoi se e puna e tij është bazuar në ‘beso dhe kontrollo’.
“Puna ime është bazuar në atë që ‘beso dhe kontrollo’. Ndaj kurrë nuk do rri pa i hipur biçikletës, ndërsa ta provojë dhe më pas do shoh si të promovojë turizmin. Teksa kam lëvizur nëpër vende të ndryshme të Tiranës, kam vënë re se shumë nga këta njerëz që flasin, nuk kanë qenë kurrë në këto komuna të kryeqytetit. E kam kënaqësi t’i bëj dhe të arrijmë të gjitha synimet e përbashkëta. Një miku im i huaj më tha se i ‘rashë pazarit cep më cep dhe nuk gjeta një suvenir me emrin ‘Shqipëria’. Ndaj pse mos të kemi dhe suvenire me emër të tillë.”, pohoi Kosova.
Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur interesit të njërit prej të pranishmnlëve për të krijuar sa më tepër hapësira për artistët duke u dhënë edhe ambiente me qera, Kosova deklaroi se të gjitha ato godina të braktisura, ish-¬uzina do t’u kthehet ‘jeta’ duke iu kthyer qytetarëve për shërbime të ndryshme kulturore.
“Bashkia e Tiranës ka nën varësi ish-¬uzina të ndryshme të cilat janë degraduar. Ideja jonë është që jo t’i japim me 1 euro qera, por me 0, për t’i kthyer në qendra të mëdha e plotë art.”, tha kandidati i PD, për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova.
Sigal