Vuçiç: I frikësohem një konflikti në Ballkan pasi s’ka nevojë për trazira

559
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç thotë se i frikësohet faktit që kriza në Maqedoni mund të nxiste një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.
“Për herë të parë, ndihem pak i frikësuar”, deklaroi Vuçiç për gazetarët gjatë një vizite në Bruksel, pasi u pyet nëse ishte e shqetësuar për faktin e një lufte të re në rajon për shkak të situatës në Maqedoni.
“Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet. Ne nuk kemi nevojë për asnjë shkëndijë të vetme për flakë, le të themi në Bosnje apo në ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur të qetë rajonin dhe mendoj se për këtë çështje do të kemi të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian”.
Keto deklarata kryeministri serb i bëri para konferencës “Miqtë e Serbisë” në Bruksel me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 28 shteteve anëtare të BE-së. Konferenca u mbajt me iniciativën e Ministrave të Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Italisë.
Sigal