Komiteti Shqiptar i Helsinkit, avokat i qeverisë

576
Sigal

Jakup B. Gjoça

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk ka shkruar asnjë raport për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, mungesa e së cilës bën që qytetarëve, subjekteve juridike dhe ekonomike në Shqipëri mund t’u shkelen, t’u nëpërkëmben të Drejtat themelore të Njeriut dhe nuk mund të ankohet asgjëkund. Përse deri tani ka heshtur Komiteti Shqiptar i Helsinkit? Kjo heshtje, natyrisht favorizon qeverinë. Në rastin më flagrant, komuniteti i artistëve dhe qytetarët protestojnë fuqishëm kundër miratimit të Ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Parlamenti dhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese u mohon protestuesve të drejtën e ankimimit.

Pse Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk u shqetësua dhe të ngrinte zërin për mungesën e Gjykatës Kushtetuese? Heshtja ka vetëm një shpjegim. Duke heshtur, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i bën qoka qeverisë, mbase duke pritur ndonjë ofertë, ndonjë program, si shpërblim “mirënjohjeje” nga qeveria për shërbesën me heshtjen e vet. Sa për të bërë zhurmë, dje Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkoi kryeprokurores së Përkohshme pse nuk ka filluar hetimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që shkarkohen nga vettingu për shkak se nuk justifikojnë pasurinë. E drejtë kjo kërkesë, por më para, Komiteti Shqiptar i Helsinkit të shqetësohet pse kryeprokurorja e Përkohshme rri akoma në atë karrige dhe përse zbaton kompetenca që nuk i ka dhënë Kushtetuta, derisa është e Përkohshme dhe është emëruar pa konsensus politik