Strukturat e Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike.
Referuar të dhënave që disponohen, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor Rajoni Qendror u morën masat, si më poshtë vijojnë:
Subjekti hotel-restorant “Aragosta” me vendondodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Subjekti restorat “4 Stinët” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Subjekti “Zgara Polski” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Ndërsa nga ana e strukturave të Zbatimit, pranë DPT-së u morën masat si më poshtë vijojnë:
Subjekti “Havana” me vendndodhje në Dhërmi penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Subjekti “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
Subjekti “Oltion Nika” me vendndodhje Yzberisht, Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokim deri në regjistrim si subjekt i TVSH-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.
Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin.