Komisioni hetimor për policinë, PD: Në disa dosje ka mungesa dokumentacioni

61

TIRANE- Ekspertët e PD-së deklarojnë se ka mangësi në dosjet e largimeve dhe të emërimeve që janë bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit hetimor i cili po heton lëvizjet në polici, eksperti i PD-së shprehet se ka dosje ku mungon madje edhe dëshmia e penalitetit. Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga eksperti i PS-së, Eridian Salianji i cili argumentoi se komisioni ka kërkuar 4 dokumente dhe  jo dosjen e plotë.  “Mungojnë aktet e njoftimit në rastet e lirimit. Për një pjesë të dosjeve mungojnë vlerësimet e punës, sipas ecurisë në karrierë nga dita e nisjes punës deri me lirim. Për 187 të liruar nga policia,kemi marrë 33 dosje dhe këo kanë mangësi.Për masa disiplinore, në 30 raste mungojnë akte, dokumenti i vërtetimit të personalitetit. Janë vërejtur se në disa dosje mundgojnë dëshmitë e penalitet.  Për personat e transferuar mungon akti i njoftimit . Do të propozoja listë pagesat pasi ka raste që është shkarkuar dikush ne dhjetor ndersa ne shtator është emëruar tjetri,  pra dy veta në një vend,” u shpreh eksperti i PD-së.  “Ajo që parashtroi kolegu ka të bëj me dosjen e plotë . Këto janë dokumentet bazë. Në qoftë se doni ta thelloni është çështje tjetër “, u shpreh eksperti i PS-së, Eridian Salianji.