ARMO, punëtorët në protestë, 4 muaj pa paga

486
Sigal

Mosmarrja e rrogave të prapambetura prej të tre muajsh ka bërë që punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh, që i përket kompanisë ‘ARMO’ të ngrihen sërish në protesta. Takimi që këta punonjës kanë zhvilluar me administratorin e ‘ARMOS’ lidhur me pagat e prapambetura, nuk ka dhënë rezultat e pritura dhe duke u nisur nga kjo, punonjësit u tubuan para hyrjes së rafinerisë. “Kemi kërkuar një peticion që të vijë administratori edhe në uzinën Ballsh edhe këtu. Kemi kërkuar një takim mes deputetëve të qarkut, dhe kemi dërguar peticion ministrit të Energjetikës”,-shprehet një punëtor. Ndërkohë, protestës iu bashkëngjitën edhe disa punonjës të sektorit të zjarrfikëseve në këtë fabrikë, të cilët pretendojnë se, janë pushuar padrejtësisht nga puna. “Kemi paga të prapambetura prej një viti, që në shkurt-mars 2013.”,- është shprehur një tjetër punëtor. Tubuesit i kanë bërë apel instancave përkatëse të marrin masa për zgjidhjen e problemeve të tyre, pasi në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.