Prokuroria e Vlorës i drejtohet gjykatës për nisjen e procesit gjyqësorë ndaj ish-drejtorit të Aluizn-it Roland Tafilaj

469
Sigal

VLORË – Abuzuan me detyrën duke legalizuar prona në kundërshtim me ligjet në fuqi, Prokuroria e Vlorës i drejtohet gjykatës për nisjen e procesit gjyqësorë ndaj ish-drejtorit të Aluizn-it Roland Tafilaj dhe Përgjegjësit të sektorit Urbanistik, Besnik Zërra.Prokuroria e vlorës bënë me dije se këta dy ish-zyrtarë kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në favor të disa shtetasve, hapësira publike në zonën e njohur “Tre Racat” në këtë qytet.
Më tej sqaron prokuroria, në vendin ku ndodhen këto pasuri të legalizuara, nuk lejohet kryerja e ndërtimeve pasi sipërfaqja e pasurive në fjalë është parashikuar si zonë e gjelbër, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime. Kjo, sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit, si dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm të Zonës Qëndore të Qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSH-së. Aktualisht prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet për dy ish drejtuesit e zyrës së legalizimeve në vlorë dhe pritet që gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën me akuzën për shpërdorim detyre.