Kolonel Zyhdi Kroi&Fiqiret Doda: Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve,dimension i ri në zhvillimet demokratike

486
Sigal

Kur dhe si është formuar Konfederata Ndëraleate e Oficerëve në
Rezervë (CIOR). 
 Kongresi i CIOR-it në Mastriht (Holandë), dimensione të
reja për integrimin e Shoqatës në Strukturat e CIOR-it.


Gazeta Telegraf/ “Është e vërtetë, ata
janë vendosur ndërmjet Kombit, si një veprim aktiv ndërkombëtar në sektorin
civil dhe ushtarak”. Në datat 21-26 shkurt 2003, në Mastrihtin e lashtë, me
histori të pasur ushtarake, që nga koha e Romakëve, e Napolonit e deri në
Luftën e Dytë Botërore, zhvilloi punimet Kongresi i Konfederatës Ndëraleate të
Oficerëve në Rezervë. Është viti i dytë radhazi që shoqata Kombëtare e
Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë në evenimentin më të rëndësishëm të
organizatës prestigjioze “Konfederata Ndëraleate e Oficerëve në Rezervën
(CIOR), por këtë herë me statusin e vëzhguesit që ju dha në Korrik 2002. Në
kongres mori pjesë një delegacion nga shoqata jonë i përbërë nga Koloneli(R)
Zyhdi Kroi, Prof. Kolonel(R) Shamet Shabani dhe toger(R) Nelton Shabani.
Punimet e kongresit i drejtoi Presidenti i CIOR-it N/kol(R) Filipe Imbolzano.
Ceremonia e hapjes u bë në një mjedis të hapur, pasi shoqatat e oficerëve në
rezervë veshur me uniformë ushtarake me flamujt përkatës parakaluan në marshin
e bandës së ushtrisë në kalldrëmet e qytetit fortesë të Mastrihtit ku ishin të
vendosur edhe flamujt e NATO-s dhe të CIOR-it. Hapja e ceremonisë u shoqërua me
gjëmimin e topave të kalibrit 80 të epokës së Napolonit. Kongresi në qendër të
punimeve, si objektiv kryesor kishte Transformimin e CIOR-it. Para tij shtrohej
pyetja nëse duhej ristrukturuar “Ura”, apo duhej ndërtuar një e re. Mbi këtë
bazë, e ardhmja e CIOR do të fokusohej në Modernizimin, Efiçencën, Koston dhe
veprimtaritë efektive e produktive të Konfederatës. U bë e qartë se CIOR do të
jetë një strukturë me influencë e vazhdueshme në teatrin Ndërnacional të
demokracisë.

Trajtuam detyrat kryesore që u shtruan në Kongres.

– Ristrukturimi i CIOR-it dhe forcimi i strukturave të shoqatës
kombëtare, anëtare dhe PFP.

– Rekrutimi i oficerëve në rezervë dhe informimi i Shoqërisë
Civile për çështje ushtarake.

– Angazhimin e
shoqatave dhe anëtarëve të saj në programe dhe projekte të MK dhe ShP, për
përgatitje legjislacioni, rregulloreve dhe manualeve për pjesëmarrje në
operacione Paqeruajtëse dhe Humanitare. Elementi i ri në këtë kongres ishte
angazhimi i oficerëve të rinj në rezervë (YORN) të cilët ishin në përbërje të
një komisioni të veçantë, ku shoqata jonë kishte përfaqësuesin e saj. Në
vazhdim të punimeve të kongresit u referuam që kishim të bënin me: a. CIOR në
kontekstin e NATO-s, qëllimi, struktura, drejtimet e veprimtarive etj. b.
Çështje të Mbrojtjes dhe të sigurisë “Defses 2000”. c. Bashkëpunimi midis
ushtarakëve dhe shoqërisë civile, përfshirja dhe kontributi i rezervistëve, në
luftën kundër terrorizmit, trafikimit të armëve kimike e biologjike. Gjithashtu
një vend i veçantë iu kushtua rolit të stërvitjeve intensive me oficerët rezervistë
në qendra stërvitjeje. Kjo u ilustrua me një stërvitje të oficerëve rezervistë
(kalim pengesash ose risulmi). Në vijim të punimeve të Kongresit, nën drejtimin
e Kryetarit të N/komitetit PFP, N/kolonel(R) Jasques Deveze dhe anëtarëve të
tjerë: kolonel(R) Piter Eits dhe gjenerali(R) Hautman, Kryetari i Shoqatës të
oficerëve në Rezervë të ShBA të ngarkuar për të punuar me shoqata të vendeve evropiane,
u diskutua rreth problemeve specifike të kishin të bënin me:- Realizimin e
detyrave që kishin të bënin me detyrat që vuri Kongresi i Strasburgut,
veçanërisht në parimin  e nismën e
statutit të shoqatave sipas Kushtetutës së CIOR-it. – Informimi i publikut
nëpërmjet mediave të veprimtarive që zhvillohen, misione qëllimi. –
Bashkëpunimi i shoqatave me MM dhe SHP dhe mbajtja e kontakteve me Komitetin
Ekzekutiv të CIOR-it. – Strukturën dhe burimet financiare të shoqatave si dhe
funksionimi i tyre gjatë viteve 2002-2003. Gjatë bisedimeve e diskutimeve u
përmend puna e mirë që shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë
ka bërë për informimin e publikut me problemet e ushtrisë, propagandimin e
CIOR-it dhe angazhimin e anëtarëve të saj në operacione paqeruajtëse,
shpjegimin në shoqërinë civile të misionit të CIOR-it. Informimi u realizua
nëpërmjet Konferencës për integrimin e shoqatës në CIOR, botimeve në shtypin e
përditshëm dhe në gazetën e shoqatës, takimeve dhe informimit të Ministrit të
Mbrojtjes dhe të shtetit të Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë punimeve të
Kongresit, delegacioni i shoqatës tonë u takua veçmas me Presidentin e CIOR-it
N/Kolonel(R) Filip Mbolzano, Kolonel Vanderline përfaqësues i Përhershëm i CIOR
në NATO, Gjeneral(R) Robert Rabano si dhe me oficerë ndërlidhës të CIOR-it në
NATO. Nga drejtuesit e CIOR dhe nënkomiteti PFP u komunikua se në muajin Prill
2004, në kuadrin e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke një delegacion i
CIOR-it do të vizitojë Shqipërinë dhe u shpreh dëshira për tu takuar me
Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Në një pasdite,
përfaqësuesit e delegacioneve të shoqatave bënë homazhe në Memorialin e të
rënëve të Ushtrisë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në të paraqitej
sistematikisht operacioni i zbarkimit me të gjitha detajet. Memoriali dhe
varrezat ishin ngritur në fshatin Mazgraten, në rajonin e lashtë të ndërtesës
përgjatë rrugë kalimit të lashtë që nga koha e Romakëve, të përdorura gjatë
fushatave ushtarake nga Çezari, Chalemge, Charli V, Napoloni, Kajzeri, Vilhelm
II dhe në Luftën e Dytë Botërore nga legjionet e Hitlerit. Divizioni 30 i
Këmbësorisë si pjesë e Armatës së Parë Amerikane, e çliroi këtë vend me 13
shtator të vitit 1944. Sot në një sipërfaqe prej 65.5.akrash, prehen 8302
ushtarë të ushtrisë Amerikane të cilët i shërbyen Atdheut të tyre duke dhënë
jetën në çlirimin e Evropës dhe vendosjes së demokracisë. Nën marrshin
përkujtimor të ekzekutuar  nga banda e
Ushtrisë, përfaqësuesit e shoqatave të 22 vendeve anëtare dhe PFP të CIOR-it,
vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt e nderim për aktin e tyre
sublim në shfarosjen e legjioneve naziste dhe vendosjen e demokracisë. Kongresi
mbylli punimet nëpërmjet një analize të thellë ku u fokusua objektivi kryesor i
CIOR-it dhe i shoqatave anëtare dhe PFP për t’i shndërruar ato në ura lidhëse
midis ushtrisë, MM, ShP dhe shoqërisë civile për të përballuar sfidat e kohës
të mjedisit rajonal, global dhe të sigurisë kombëtare. Në një nga numrat e
gazetës periodike të CIOR-it që doli gjatë ditëve të Kongresit, kryeartikulli iu
kushtua shoqatës kombëtare të Shqipërisë. Në të theksohej përparimi që ka
arritur shoqata si anëtare e CIOR-it. Angazhimi i plotë i shoqatës në CIOR,
përbën një dimension të ri, i cili në të ardhmen duhet të zgjerohet më tej.

 

 Prezenca e Shoqatës Kombëtare të URSh në Worshopin e
CIOR-it në Qendrën Marshall.

Në datat 13-16.11.2003
tre anëtarët të Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës, kolonel(R) Fiqiret Docka,
kolonel(R) Prof. Shamet Shabani si dhe koloneli aktiv i Drejtorisë së
personelit të ShP Agustin Çoku (kërkuar nga vetë CIOR) morën pjesë në
Workshopin e CIOR-it në George Marshall Center (Gjermani). Nën drejtimin e
zëvendës presidentit të CIOR-it dhe Kryetar i nënkomitetit PFP nënkolonel(R)
Jasques Deveze dhe ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm Enriko Maccari u
organizua Workshopi “Rezervistët dhe shoqatat e tyre në këndvështrimin e
zgjerimit të NATO-s.” Qyteza e vogël Garmash e stilit bavarez shtrihej në një
luginë të rrethuar me male të larta mbi 2500 metra, majat e të cilave sapo
ishin zbardhur nga bora. Natyra, por edhe dora e njeriut, si kudo në Bavari janë
treguar të pakursyer. Bukuritë mahnitëse të kësaj zone alpine me liqene dhe
hapësira pafund, të veshura me pyje, kështjella si ajo e Ludovikut II, për të
cilën janë shkruar aq tregime të bukura, manastire dhe kisha madhështore që i
përkisnin shekullit VI dhe shtëpi karakteristike alpine. Njerëz të veshur me
rroba karakteristike bavareze të vendosura në këto mjedise ishin tregues i
pleksjes të lashtësisë me të sotmen, pamje që vështirë të krahasosh me një të
dytë. E thjeshtë, siç janë kazermat tipike të trupave gjermane, e shtrirë në
një sipërfaqe disa hektarë, arkitektura e saj e jashtme dukej sikur shtrihej si
një amfiteatër me vargmalet e Bavarisë. E pajisur me auditorë bashkëkohorë e
mbi të gjitha e pakrahasueshme për nga misioni që kjo Qendër studimore e
Politikave të sigurimit për arsimin profesional të avancuar e trajnim të
ushtarakëve e civilë aktivë e rezervistë të vendeve të dala nga lufta e ftohtë
që shtriheshin nga Baltiku në detin Adriatik dhe nga Kaspiku deri në qendër të
Evropës. Në kuadrin e transformimeve, reformimit dhe zbatimin e politikave për
përballimin e sfidave të kohës, NATO një vëmendje të veçantë po i kushton edhe
trupës rezerviste. Sipas saj, ata (rezervistët) janë forca të përbëra nga
kategori të ndryshme efektivesh të mobilizueshme si vullnetarët, ish forca të
rregullta dhe ato që mobilizohen detyrimisht, të cilat normalisht nuk
përfshihen në shërbimin e plotë ushtarak, por që mund të caktohen në njësi të
organizuara apo të shërbejnë me vete, në mbështetje të njësive të rregullta.
Qëllimi i këtyre forcave është t’i shërbejnë interesave mbrojtëse të NATO-s,
përfshirë edhe stërvitjes, gatishmërisë dhe përdorimit të forcave rezerviste në
plotësimin e misionit të NATOs, ruajtjes së baraspeshës të forcave edhe në
kushtet e reduktimit të forcave të rregullta. Në konceptin e NATO-s, është në
përgjegjësinë e atij vendi, që sapo vendos të përfshijë rezervistët në
shërbimin aktiv të NATO-s, të sigurojë që rezervistët të plotësojnë detyrat
sipas standardeve të kërkuara. Për të përmbushur këtë mision dhe politikat e
NATO-s, për rezervistët, funksionon edhe Konfederata Ndëraleate e Oficerëve në
Rezervë (CIOR) si një kolonë mbrojtëse e NATO-s, që duke u mbështetur në
Shoqërinë civile, dhe në atë ushtarake ka për objekt kryesor:


Propagandimin dhe mbështetjen e politikave të NATO-s.


Mbajtjen e kontakteve dhe shkëmbimi i përvojave midis Shoqatave Kombëtare.


Dhënien e asistencës dhe këshillimit shtabit të NATO-s dhe organizmave
ndërkombëtare si BE, OSBE, OKB dhe Asamblesë së Atlantikut.


Parashtrimi i ideve, detyrave dhe të drejtave të oficerëve rezervistë të
vendeve aleate dhe atyre PFP.

 

Ndër detyrat që i shtroheshin CIOR-it përfshihen:

– Nxitja e programimit
të NATO-s për vendet e PFP


Shfrytëzimi maksimal i potencialit të CIOR për ti shërbyer mbrojtjes kombëtare.


Vendosja e kontakteve shumëpalëshe në Europën Lindore për të krijuar Shoqata të
oficerëve në Rezervë të një karakteri demokratik.

– Familjarizimi me
strategjinë e re të NATO-s dhe ndërtimi e besimit reciprok duke kontribuar në
interesat e mbrojtjes së NATO-s dhe në përforcimin e hapave të nevojshme për
pranimin e vendeve të reja në NATO. Në vazhdim nënkolonel Ray Tharvalds,
këshilltar për çështjet rezerviste në NATO, parashtroi perspektivat në
Transformimin e NATO-s dhe çfarë ofron shoqata e rezervistëve, eksperiencat,
idetë e reja, pikëpamjet sunduese si dhe ku do të përqendrohet vëmendja për
specialitete funksionale: Roli dhe rëndësia e rezervistëve dhe e shoqatave të
tyre në Operacionet Paqeruajtëse, kosto e lirë dhe efiçenca e shoqatave
Rezerviste, Veçanërisht u theksua fakti se për NATO-n nuk përbën problem nëse
oficeri është aktiv apo rezervist për sa kohë ai di ta bëjë detyrën, por është
në interes të NATO-s që vendet anëtare të kenë një trup oficerësh rezervistë të
stërvitur, të motivuar e të konsoliduar që mund të thirren nën armë dhe që CIOR
punon për këtë qëllim. Diskutime, rekomandime dhe shkëmbim eksperience.

Drejtimet kryesore ku, komisioni i ligjeve, i Marrëdhënieve me
Jashtë dhe ai i Përfaqësuesve të Ministrive të Mbrojtjes diskutuan dhe
shkëmbyen eksperiencat ishin:

– Bazat ligjore të
rezervistëve dhe shoqatave të tyre:


Marrëdhëniet e Bashkëpunimit të shoqatave të rezervistëve;


Marrëdhëniet e Ministrive të Mbrojtjes me rezervistët dhe shoqatave të tyre.

Në lidhje me bazat
ligjore të rezervistëve dhe shoqatave të tyre u rekomandua hartimi i një
legjislacioni si vetë unifikues, si domosdoshmëri për të siguruar kooperimin,
bashkëpunimin midis Shoqatave të Ushtarakeve në rezervë me shoqërinë civile, me
Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Shtabin e Përgjithshëm.

U diskutua gjithashtu:


Për përmirësimet që duhet ti bëhen kushtetutës të CIOR-it dhe mbi këtë bazë
edhe të statutit të shoqatave të Ushtarakeve në Rezervë të vendeve anëtare të
NATO-s dhe atyre PFP;


Përmirësimi i legjistacionit për mobilizimin, përgatitjen dhe përfshirjen e
tyre në operacionet stërvitore, humanitare dhe paqeruajtëse.


Miratimin e statutit të ushtarakut duke siguruar me baza ligjore financimin e
shoqatave, mbështetjen nga Ministria e Mbrojtjes të familjeve të Rezervistëve
pjesëmarrës në operacione Humanitare dhe Paqeruajtëse.


fushën e marrëdhënieve me jashtë diskutimet u përqendruan rreth pjesëmarrjes të
shoqatës në CIOR me qëllim:


Të realizojë qëllimet dhe misionin e Shoqatës në Planin Ndërkombëtare të vendit
të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm.


Të shkëmbejë informacion për përvojat e shoqatave të vendeve të ndryshme.


TË përmirësojë strukturat rezerviste nëpërmjet influencës që ushtrohet mbi
Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.

– Të ngrejë probleme
dhe shqetësime të oficerëve që dalin në pension dhe në rezervë duke gjetur
zgjidhje sa më të përshtatshme sidomos për fillimin e një karrierë të re dhe
për adoptimin e garancive sociale. Oficerët aktivë të Ministrive të Mbrojtjes,
pjesëmarrës në seminar për herë të parë, parashtruan probleme që kishin të
bënin me rolin e rezervistëve në kohën e sotme dhe domosdoshmërinë e
bashkëpunimit të Rezervistëve e të Shoqatave të tyre me Ministrinë e Mbrojtjes
e Shtabin e Përgjithshëm, lidhjet e CIOR me institucionet ushtarake të vendeve
anëtare të NATO-s dhe PFP.


Një përvojë tepër
domethënëse

Një përvojë tepër
domethënëse në lidhje me rolin e rezervistëve dhe të shoqatës të oficerëve në
rezervë të Gjermanisë sollën veçanërisht përfaqësuesit e kësaj shoqate. Shoqata
e oficerëve në rezervë të Gjermanisë përfshin të gjitha rangjet e oficerëve, të
burrave dhe grave të ushtarakëve të dalë në rezervë. Në përputhje me detyrat e
shoqatës të përcaktuara nga shteti për veprimtari vullnetare rezerviste jashtë
FA shoqata ka si qëllim të promovojë ide bazë të sigurisë dhe politikave
mbajtëse të Gjermanisë në kuadrin e aleancës, të shërbejë për këshillim për
çështje ushtarake dhe forcimin e marrëdhënieve me publikun. Shoqata është
krijuar në vitin 1960 dhe aktualisht ka rreth 137 mijë anëtarë. Ajo kryen rreth
56 mijë aktivitete në vit ku marrin pjesë rreth 1.4 milion vetë. Ka një gazetë
të sajën dhe pavarësi financiare, të cilat sigurohen nga fonde buxhetore të
miratuara në buxhetin vjetor të vendit, nga kuotat e anëtarësisë dhe nga
sponsorizimet që japin rreth 14 mijë biznesmenë. Integrimi i shoqatës të
Ushtarakëve në rezervë të Shqipërisë në strukturat e NATO-s, tashmë nuk është
më një opsion, por një çështje e zgjidhur. Dhe pjesëmarrja e përfaqësueseve të
kësaj shoqate në Kongresin Mastrihtit në gusht 2003 si dhe në Workshipin  e Gormishit janë treguar
konkretë të konsolidimit të shoqatës dhe të bashkëpunimit të suksesshëm me
shoqata homologe të vendeve anëtare dhe PFP të NATO-s. Kjo përbën një faktor
pozitiv integrues të Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura në NATO, pasi
integrimi ndër të tjera kupton njohje të plotë të rregullave të bashkëpunimit
në kuadrin e Partneritetit për , partneritet në të gjitha fushat e strukturave
Euroatlantike të mbrojtjes e të sigurisë, kapacitete të mjaftueshme mbrojtjeje,
respektimin e angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshjet Ndërkombëtare, marrja e
përgjegjësive, ku rezervistët si një krah i sigurt i FA, zotërojnë maturinë,
eksperiencën në aspekte shpesh të ngatërruara dhe të pasigurta të operacioneve
Humanitare dhe ato Paqeruajtëse. Gjithashtu, drejtuesit e shoqatës të punojnë
me sektorët përkatës të MN dhe të SHP për të krijuar ide të qarta për rolin dhe
misionin e rëndësishëm të rezervistëve dhe të shoqatës së tyre, duke braktisur
përfundimisht konceptet që Shoqatën e Ushtarakëve në Rezervë e konsiderojnë si
një Organizatë jo fitim-prurëse, duke e konsoliduar atë, ajo duhet të kthehet
një urë lidhëse midis shoqërisë civile dhe asaj ushtarake.

Për këtë kërkohet që ajo të përfshijë në veprimtaritë e saj, jo
vetëm probleme ekonomike të anëtarësisë, por sidomos ato të politikave të
mbrojtjes dhe të sigurisë në kushtet e reformimit të Forcave të Armatosura,
forcimin organizativ të saj në zbatim të detyrave të Kongresit të Mastrihtit
dhe të këtij Workshopi.