Personazh/Këngëtarja & Valltarja, Erinda Rustemi: Zemrën time e ka pasur dikush, tani jo më

511
Sigal

Të qenit
këngëtare të bën të kujdesshme, më të kufizuar në përditshmëri. 
Jam e vetëdijshme
për famën e arritur dhe jam gati ta ruaj gjithmonë

 Arben Progonati

Gazeta Telegraf/  Erinda Rustemi
është nga ato artiste që di ta prezantojë veten në mënyrën më të mirë të
mundshme, si artistikisht ashtu edhe në performancë. Ajo na tregon, jo vetëm si
i kalon 24-orët e një dite të saj , por edhe shumëçka tjetër rreth saj. “Çuna,
Erinda është singël, kështu na tha kur e intervistuam, kështu që hidhuni ..!”

 -Si nis një ditë
e zakonshme për Erindën?

 Nis vonë, pasi
punoj në orë të vona me mbrëmje festive apo evente ku jam e angazhuar dhe
detyrimisht fle në mëngjes. Dita nis me kafenë e mëngjesit e më pas,palestër.

 -Ku të pëlqen ta
pish kafenë e mëngjesit ?

Tek kafeja poshtë
pallatit tim, është këndshëm dhe qet ë, siç kam nevojë unë.

-Të jesh
personazh publik, ka më shumë anë pozitive apo negative ?

Ka edhe ane
negative, por më shumë pozitive. Ke privilegje që të bëjnë të ndihesh mirë, por
nga ana tjetër duke qenë e njohur duhet të jesh më e kujdesshme, më e kufizuar
në përditshmëri dhe jo vetëm.

 -Si do të doje të
identifikohej imazhi yt si artiste?

 

Do të doja të
identifikohesha si Erinda që këndon me shpirt dhe dashuri, ashtu siç jam në të
vërtetë dhe ashtu siç më ka identifikuar edhe publiku. Ndihem e privilegjuar
dhe e vlerësuar nga publiku im.

-E ke të
rëndësishme të jesh ‘in’ me tendencat e fundit ?

Po, patjetër. Një
femër që është edhe person publik duhet të jetë gjithnjë ‘in’ me tendencat e fundit
të modës, sepse përkujdesja është gjë e rëndësishme.

-Beqare, apo në
një lidhje?

Zemrën time e ka
pasur dikush, tani jo më. Jam beqare dhe e lumtur.

-Çfarë mbetet
akoma parësore për ty këto kohë ?

Familja por edhe
muzika, sepse në vetvete përbën një pjesë të madhe të jetës sime.

-Sa natyrë
ekspresive e konsideron veten?

Me raste jam, por
mundohem edhe të jem e koncentruar.

 

-A i lutesh Zotit
dhe për çfarë ?

 

 Sigurisht që po, është ndoshta e vetmja mënyrë
që të ndihem më mirë, sepse realisht shpresat më të mëdha që gjërat të shkojnë
mirë, janë në dorë të tij.

 

-Në fund do
thoshe …

Falënderime të
pafundme për “Telegraf”  dhe për të
gjithë ata që më mbështesin!