Këshilltari i CDU, Martin Henze/ Ambasadore e SHBA në Tiranë, sundimi i ligjit ka qenë de jure jo ekzistues, SPAK nuk do funksionojë

490
Sigal

Martin Henze apel ambasadës amerikane në Tiranë: SPAK nuk do të funksionojë

Ambasadorja amerikane referuar një takimi të ambasadorit Soreca me kreun e SPAK, Arben Kraja, shkruante se SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri dhe SPAK duhet të ketë sukses. Martin Henze, këshilltari i kancelares Merkel i ka adresuar në rrjetet sociale  një apel ambasadës amerikane në Tiranë, ku e paralajmëron se SPAK-u nuk do funksionojë, për shkak se sundimi i ligjit ka qenë de jure inekzistent 2 vite.  Martin Hehze: Ambasador, sundimi i ligjit ka qenë de iure jo-ekzistues për 2 vjet, sepse Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme ishte jofunksionale, rregulli i ligjit u shfuqizua, Parlamenti ishte jofunksional.  Një shtet njëpalësh.  Prandaj SPAK nuk mund të funksionojë.