Belind Këlliçi: Drejtësia të hetojë zyrtarët e përfshirë tek inceneratorët

155
Sigal

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar deklaratat dhe shantazhet e kryeministrit Edi Rama lidhur me institucionet e drejtësisë në vend. Këlliçi theksoi se ky është një presion dhe shantazh nga ana e kryeministrit ndaj drejtësisë, në mënyrë që të mbrojë ministrat dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Këlliçi ka folur edhe për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, që sipas tij ishin kundërpërgjigje ndaj intimidimit që Rama bëri ndaj institucioneve të drejtësisë.

Këlliçi: Kjo drejtësi është e varur komplet nga Edi Rama. Ky do bëjë presionet e veta po nuk është model demokratik. Ambasadorja e SHBA i dha një përgjigje. Duke qenë se kemi pasur arrestime për Fierin e Elbasanin, për Tiranën nuk kemi asnjë verdikt. Gojët e liga flasin për një ministër që është pranë Ramës dhe njerëz pranë tij, janë të përfshirë të gjithë. E shoh si shantazh të afërt ndaj drejtësisë, për të mos cënuar qeverinë. Asnjë nga ministrat apo bashkëpunëtorët e tij që duhet t’u priten fletët e arrestimit”,- tha Këlliçi. Drejtësia duhet të godasë nga të gjitha anët, edhe të djathtët, që kanë shkelur ligjin.