Kejdi Mehmetaj: Rritja e LSI, panik për partitë e tjera. Ja pse dalim forcë e parë

464
Kandidatja e LSI-së në Tiranë, i beson energjisë dhe përkushtimit të të rinjve në listat e kësaj force. Kejdi Mehmetaj në një intervistë për GSH.al shprehet se politika është e mbushur me të pasur që përdorin paratë për të marrë vota, duke prodhuar konflikte që e lënë mbrapa Shqipërinë. Kryeministri, i cili nuk bën një bilanc të punës së tij, apo një kryetar opozite i cili nuk arrin dot të artikulojë të njejtat shqetësime të cadres, sipas saj janë në panik nga rritja e LSI-së.
Si ka qenë kjo fushatë për Kejdin dhe për LSI-në?
Për mua kjo është fushata e pestë në të cilën jam e angazhuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe e kam ndjerë që është fushata që po zhvillohet me më shumë arrogancë. Është fushata që i ndjej qytetarët tejet të zhgënjyer. Habitem gjithashtu se si nga kolegët e partive të tjera vazhdoj dëgjoj të njejtën gjuhë arrogante në interes të pushtetit dhe nuk kam dëgjuar një plan apo ide.
Dëgjoj lider partish të vetëkënaqur dhe në të njejtën kohë të frikësuar nga humbja e pushtetit dhe i shoh si tregojnë mungesë të seriozitetit përballë qytetarëve, që vazhdojnë ti përdorin për fasada eletorale dhe për live në facebook. Për ne si LSI fushatë do të thotë vetëm pak më shumë intensitet në takimet që kryejmë cdo ditë me qytetarët dhe mbështetësit tanë, jo vetëm kur u kërkojmë votën, por mbi të gjitha për të dëgjuar dhe zgjidhur hallet e tyre. Qytetarët duan të dëgjojnë ç’po bëjmë ne për ta dhe cilat janë planet për vazhdimin. Për mua kjo është një fushatë e bukur, pasi është fushatë e mbushur me takime dhe ide. është fushata e xhinseve dhe atleteve, e mendësisë dhe frymës së re që ne, kandidatët e rinj të LSI, duam ti japim politikës shqiptare.
LSI po bën një fushatë pozitive, pasi mesazhi dhe programi ynë është i thjeshtë dhe i qartë: Një shans për të gjithë. Një shans për edukim cilësor. Një shans për vende të reja pune dinjitoze dhe të mirëpaguara. Një shans për të zhvilluar ekonominë e vendit.
Kemi dëgjuar shpesh të flitet se do të dilni forcë e parë, përse jeni kaq të bindur, flasin sondazhet për këtë, apo është më tepër një slogan fushate?
Unë jam e bindur se LSI do të jetë forcë e parë këto zgjedhje dhe këtë bindje e marr në rradhë të parë nga qytetarët që takoj çdo ditë. Ata e përkrahin punën tonë dhe si e thashë më sipër, lehtazi mund të bëjnë diferencën ndërmjet frymës tonë pozitive dhe arrogancës nga ana tjetër.
Do të jemi forcë e parë pasi në listat tona të kandidatëve për deputet ka dhjetra të rinj e të reja të cilët janë plot pasion dhe idealizëm në punën e tyre. Ne kemi përfaqësim real të të rinjve, jo duke luajtur me numra e fjalë, por duke i renditur të parët në listat tona në të gjithë vendin.
Sigal