SPAK nuk merr përsipër dosjen 184, Vasili: U rrëzua në përballje me qeverinë

536
Sigal

Testi për SPAK është hetimi i krimit elektoral si nëna e kriminalizimit dhe kapjes së shtetit.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Vasili ka reaguar në lidhje me dosjen 184 ku thotë se, fakti që dosja e krimit zgjedhor në Dibër, nuk u mor përsipër nga SPAK, tregon se organi i shumëpritur nga shqiptarët u fik pa lindur mirë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Në 29 dhjetor 2019 në një shënim në FB pata shkruar se testi për SPAK është hetimi i krimit elektoral si nëna e kriminalizimit dhe kapjes së shtetit.

Sot SPAK nuk mori përsipër dosjen 184 të krimit zgjedhor në Dibër, ku del qartë Kryeministri,Ministra,Deputete dhe Drejtore gjithfarësh, që vjedhin vota të bërë njësh me kriminelet.

Ndaj entuziazmi për SPAK u fik pa lindur mirë.

SPAK u rrëzua në të parën provë përballje me qeverinë.

Konsensusi politik për SPAK u shkatërrua nga kapja kriminale e drejtësisë nga rilindja.

P.s.Lexoni të nderuar miq edhe statusin e 29 dhjetorit.